Tatimet u kërkojnë të gjithё individëve pёr t´iu pёrgjigjur thirrjes së Institucioneve Financiare ku ata kanё llogari, pёr plotёsimin e vetё-deklarimit tё nevojshёm pёr pёrcaktimin e rezidencës sё tyre fiskale.
Pasi do të fillojë Shkëmbimi Automatik i Informacionit për Llogaritë Financiare të OECD-së (në fund të vitit 2020).
Duke filluar nga 11.03.2020, kur hyri në fuqi Ligji Nr. 4, datë 31.01.2020 “Për Shkëmbimin Automatik të Informacionit për Llogaritë Financiare”, të gjitha Institucionet Financiare në Shqipëri, përfshirë edhe bankat, janë të detyruar të zbatojnë procedurat dhe masat për përmbushjen e detyrimeve të këtij Ligji (raportimi pranë DPT për llogaritë e konsideruara si të raportueshme, sipas standardit CRS – Common Reporting Standard – që figurojnë të çelura me datë 1 Janar 2019 dhe për ato të hapura gjatë vitit 2019).
Me ndryshimet e fundit ligjore janё shtyrё edhe disa nga afatet kryesore.
Në nenin 11 shtohet pika 2 me këtë përmbajtje: “Përjashtimisht për shkëmbimin e parë automatik, autoriteti kompetent shkëmben informacion me juridiksionet e tjera kompetente brenda datës 31.12.2020.”.
Ndёrsa pika 1 e nenit 19 ndryshohet si nё vijim: “Përjashtimisht për raportimin e parë, institucioni financiar raportues, pas aplikimit të procedurave të vigjilencës së duhur, raporton brenda datës 15 nëntor 2020 për të gjitha llogaritë e raportueshme ekzistuese në datën 1.1.2019, si dhe llogaritë e raportueshme të hapura përgjatë vitit 2019, sipas detyrimit të përcaktuar në nenin 6 të këtij ligji.”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




