Banka e Shqipërisë ka njoftuar mbylljen e fazes së aktivitetit të ndërmjetësimit të investimit të personave fizikë në bonot e thesarit nëpërmjet saj.
Sipas këtij vendimi, të marrë nga Këshilli Mbikqyrës, Banka e Shqipërisë do të aplikojë mbylljen me faza të mundësisë për të investuar në bono thesari nëpërmjet sporteleve të saj, në dy vitet e ardhshme.
Gjatë vitit 2021, nuk do të pranohet hapja e llogarive të reja të titujve nga individë që nuk kanë kryer më parë veprime nëpërmjet Bankës së Shqipërisë. Ndërsa, që prej 1 janar 2022, individët nuk do të kenë më mundësi për pjesëmarrje në ankandet e emetimit të bonove të thesarit nëpërmjet Bankës së Shqipërisë.
Pra, duke filluar nga 1 janar 2022, të gjitha veprimet për të investuar në bono thesari do të kryhen vetëm nga institucionet e tjera financiare të licencuara për këtë shërbim.
“Duke analizuar zhvillimet në tregun e titujve të emetuar nga shteti shqiptar, Banka e Shqipërisë vlerëson se janë pjekur kushtet që ajo të ndërpresë gradualisht këtë aktivitet që është tipik për një bankë tregtare dhe jo për një bankë qendrore. Konstatohet që konkurrenca në tregun finanicar për këtë produkt është e mirë, ka zhvillim në edukimin financiar të popullatës për të, si dhe është rritur numri i institucioneve që ofrojnë këtë shërbim për këtë lloj kategorie investitori. Për informacion më të detajuar, qytetarët mund të kontaktojnë sportelet e Bankës së Shqipërisë.”- citon Banka e Shqipërisë.
Subjekt e licensuar nga BSH të cilat ofrojnë shërbimin e kujdestarisë janë:
Alfa Bank
Banka Amerikane e Investimeve
Banka Credins
Banka e Parë e Investimeve
Banka Intesa Sanpaolo
Banka Kombetare Tregtare
Banka Raiffeisen
Banka OTP
Tirana Bank
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




