Politike

‘Më 19 shkurt fillon fushata’, përplasja e PD edhe në KQZ, Kaso: Basha, jo kryetar. Celibashi: Njoh PD zyrtare

Se si do të shkojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale dy grupet brenda PD-së, një përgjigje e parë ishte mbledhja e KQZ-së, ku në fillim mbledhjen e diskutimit për përgatitjen e 6 marsit në KQZ u paraqiten dy përfaqësues  nga PD-ja, Ivi Kaso që deri dje përfaqësonte këtë force politike në institucionin zgjedhor dhe Marash Logu i dërguari zyrtarisht nga Lulzim Basha.

"I bëj me dije KQZ se, jemi në një periudhë zgjedhore, përfaqësimi vijon automatikisht, nuk kemi ende subjekt zgjedhor në garë. I bëj me dije KQZ për një fakt të bërë publik, edhe Kuvendi i Shqipërisë, lidhur me faktin që që prej dhjetorit 2021, jo vetëm nënshkruesi i letrës nuk është më kryetar i PD, sigla dhe vula e PD, kanë ndryshuar në raport me ato të depozituara në procesin e 25 prillit”,  tha Kaso lidhur me regjistrimin e partive në zgjedhje.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi dha një përgjigje shteruese.

"Në pikëpamje të ligjit raporti i një partie politike me KQZ-në është një raport i vazhdueshëm, edhe në atë jo zgjedhore. Me gjithë keqardhjen që kam në lidhje me këtë situatë, duhet të pranojmë që jemi në marrëdhënie institucionale. Ai që është përfaqësues ligjor i saj ka konsideruar se cilët do të jenë përfaqësuesit e saj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Opinionet dhe mendimet e PD-së në lidhje me aktet janë ato që do të prezantojnë nga Indrit Sefa dhe Marash Logu", tha Celibashi.

Më vonë është mbledhur në KQZ, Komisioni Rregullator i cili pas disa debateve ka miratuar datën 19 shkurt si ditën kur nis fushata për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. .


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë