Politike

Basha në Durrës: Berisha e kaloi vijën e kuqe, i çoi demokratët në vëllavrasje

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë takimit të zhvilluar me demokratët e Durrësit, tha se Sali Berisha e ka kaluar vijën e kuqe me protestën e  8 janarit

“Ne nuk kemi ardhur për të sharë asnjë demokrat të vetëm. Nuk kemi ardhur për të shpifur ndaj asnjë shqiptari e jo më ndaj anëtarëve të familjes tonë politike. Nuk kemi ardhur të gënjejmë. Mbi të gjitha nuk kemi ardhur për veten tonë. Të gjithë kemi ardhur për Partinë Demokratike se kështu kemi ardhur për Durrësin dhe Shqipërinë. Kemi ardhur për PD-në në një moment të veçantë kur një pakicë e vogël, mblidhet për të shpifur dhe gënjyer për të linçuar demokratët e sakrificës...

Ata janë një pakicë sepse nuk i bashkon asnjë ideal dhe asnjë kauzë, por halli personal i një njeriu të vetëm. Premtoi në mes të verës se nuk do e merrte peng partinë për hallet personale.

Shpallja non-grata nga SHBA ishte me të vërtetë një shok  për ne. Por duke e parë se si sillet përditë me demokratët, dhe si kaloi vijën e kuqe në 8 janar, donte t’i çonte demokratët në vëlla vrasje”, tha Basha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë