Politike

Zgjedhjet në 6 bashki, Berisha: Do garojmë me kandidatët tanë, mos votoni Lul Kimikun

Nga Mirdita ku po zhvillon një takim me demokratët, ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kreun e PD-së, Lulzim Basha se ai fshihet pas prishjes së banesave të 5 Majit dhe ndërtimit të ri të Portit të Durrësit.

“Çfarë po shohim këto tre muaj? Atë që nuk e kemi parë kurrë në jetën tonë. Këto tre muaj po shohim se si po u rrafshohen shtëpitë njerëzve që e kanë ndërtuar me djersën e ballit, për të ndërtuar pallate bota e krimit, e bashkuar me Pallat Kapllanin e Lul Bravës. A mund të ndodhë kjo kund?

Pse është mynxyrë pseudopluralizmi? 800 mijë metra katrorë në Portin kryesor të Durrësit, duan të ndërtojnë pallate, një arab i falimentuar në shumë vende të tjera, me Edi Ramën dhe Lulzim Bravën.

Kush kërkon të na e shesë ne për pluralizëm Lulzim Bravën, Lulzim Bunkerin, Lulzim Kimikun? Çfarë lidhje kanë këta me lirinë e shqiptarëve?

Ne duhet të shporrim sa më parë nga pushteti këtë bandë dhe klikë kriminale.

Ne jemi sot në një moment kritik dhe kyç. Ose do i themi lirisë, liri, ose ne do rrokullisemi në honet e historisë dhe ky vend do boshatiset çdo muaj, çdo vit më shumë. Do konsolidohet narkoshteti,” tha Berisha.

Sipas tij, situata është me e keqe se ne vitin 1991.

“Ne ndodhemi në një monizëm të shëmtuar, tashmë jo aq të bazuar në doktrinën marksiste dhe leniniste, por të bazuar te krimi, droga dhe vjedhja, te varfërimi juaj dhe i qytetarëve shqiptarë.

Unë do ju paraqes këtu një tabelë, e cila është e vitit 2020 ku tregohet se pushteti i kreut të Meduzës është 10 përqind më i madh se ai i diktatorit të fundit, Ramiz Alisë. Kjo është e vitit 2020, por në vitin 2022 ata morën peng kreun e opozitës për aferat e tyre, ndaj ky pushtet tani është të paktën 20 përqind më i madh se ai i diktatorit komunist.

Sot më shumë se kurrë një mision i madh ju thërret ju dhe shqiptarët kudo që janë, të largojmë, të përmbysim sistemin monist në Shqipëri. Të rivendosim lirinë dhe vlerat e saj. paralelet me fundin e diktaturës janë absolutisht identike. Në vitin 1991, diktatori i fundit me mjetet e tij nga mëngjesi deri në darkë fliste për demokraci dhe procese demokratike. Sot ndodh e njëjta gjë. Në vitin 1991, burra të shquar më deklaronin se Ramiz Alia është një Gorbaçov i Ballkanit. Unë u thosha se ai ka skuqur vendin me gjakun e të rinjve. Ata mbeteshin. Unë u thosha se ka firmosur për pushkatimin e 27 intelektualëve shqiptarë pa gjyq dhe ata habiteshin. Pa dyshim, ndryshonin mendim.

Ramiz Alia nuk bëri atë që po bën Edi Rama në vitin 2022. Ai nuk e mori peng kurrë opozitën. Në vitin 1991 ishim opozitë e vërtetë dhe fituam me një revolucion plebishitar dhe paqësor,” tha Berisha.

Lidhur me zgjedhjet e pjesshme vendore, Berisha tha: “Kemi vendosur të marrim pjesë në zgjedhje për 6 bashkitë. Do caktojë vota e lirë kandidatët jo më Sali Berisha, do i caktojë qytetari. Do bëhen zgjedhje në struktura, do jeni ju që do i caktoni.

Meqë jemi në prag të këtyre primareve, që janë praktikë e mirëfilltë e lirisë së SHBA, ku votat e anëtarëve dhe qytetarëve përcakton kandidatin dhe jo ai që do kryetari apo kryesia,.

I ftoj të gjithë të marrin pjesë në votime dhe t’i kthejnë shpinën Lul Kimikut. I ftoj deputetët të vijnë te ju, se ju i keni votuar ata. Nuk i ka votuar Lul Kimiku.,” tha Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë