Politike

Komisioni i Rithemelimit: Në listën e delegatëve të 18 dhjetorit, emra që nuk kanë qenë në Shqipëri

Përfaqësues të Komisionit të Rithemelimit, nga oborri i selisë së PD-së, deklaruan se nga votuesit e Kuvendit të 18 Dhjetorit ka pasur persona të cilët nuk janë anëtarë të Partisë Demokratike por të Partisë Socialiste, si dhe delegatë të cilët nuk kanë qenë fare në Shqipëri atë kohë.

“Deklarojmë se këta persona, që janë deklaruar se kanë marrë pjesë në Kuvendin e 18 dhjetorit, as kanë marrë pjesë, as kanë qenë aty, por kanë qenë duke votuar në referendumin e Berishës. Ju bëj me dije se ne si degë do të ndërmarrim të gjitha hapat ligjorë, për të vënë para përgjegjësisë ata që guxojnë apo do të guxojnë të dëmtojnë demokracinë...”, thanë përfaqësues të komisionit duket cituar edhe disa emra që sipas tyre kane qënë në Angli në kohën kur janë përfshire ne listë si delegatë të 18 dhjetorit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë