Shkencë

Zbulohet qarku i ri i neuroneve: Zorrët të lidhura direkt me trurin

Neuronet brenda zorrëve informojnë nervin endacak ( me të verdhë) dhe trurin se në ç’gjendje janë stomaku dhe zorrët tona. Nicolle R.Fuller

Emily Underwood/ Science – Zorrët e njeriut janë të veshura me 100 milionë qeliza nervore – janë praktikisht një tru më vete.  Dhe në fakt, zorrët komunikojnë me trurin, duke lëshuar hormone ë qarkullimin e gjakut, që në rrjedhën e 10 minutave, na tregojnë sa i uritur është, apo se nuk duhet ta kishim ngrënë të gjithë pizza-n. Por një studim i ri zbulon se zorrët kanë lidhje më të drejtpërdrejtë me trurin,  përmes një qarku nervor që i lejon të transmetojnë sinjale në pak sekonda. Gjetjet do të çojnë në trajtime të reja mbi obezitetin, çrregullimet në të ngrënë dhe madje edhe depresionin dhe autizmin – të gjitha të lidhura me mosfunksionimin e zorrëve.Studimi zbulon një “strukturë të re shtigjesh që përdorin qelizat e zorrëve për të komunikuar menjëherë me…qelizat e trurit”, thotë Daniel Drucker, një shkencëtar klinik i cili studion çrregullimet e zorrëve në Institutin Kërkimor “Lunenfeld-Tanenbaum”, në Toronto të Kanadasë, që nuk ka qenë i përfshirë me punën kërkimore. Megjithëse shumë pyetje mbeten përpara se implikimet klinike të bëhen të qarta, ai thotë “Është një copë e re, e hatashme, e enigmës.”

Më 2010-ën, neuroshkencëtari Diego Bohórquez nga Universiteti Duke, në Karolinën e Veriut, bëri një zbulim befasues, ndërsa po shihte në mikroskopin e tij të elektroneve. Qelizat enteron-endokrine, që veshin shtresat e zorrëve dhe prodhojnë hormone që nxisin tretjen dhe shuajnë urinë, kanë zgjatime si këmbë që u ngjajnë sinapseve që neuronet përdorin për të komunikuar me njëri-tjetrin. Bohórquez e dinte se qelizat entero-endokrine mund të dërgonin mesazhe hormonale drejt sistemit nervor qendror, por ai gjithashtu ishte kureshtar të dinte nëse mund të “flisnin” me trurin duke përdorur sinjale elektrike, ashtu siç bëjnë neuronet. Nëse po, atyre u duhet t’i dërgonin sinjalet përmes nervit endacak, që udhëton nga zorrët drejt trungut cerebral.

Ai dhe kolegët injektuan një virus fluoreshent tërbimi, që transmetohet përmes sinapseve nervore, në shtyllën kurrizore të  një miu dhe pritën që qelizat entero-endokrine dhe partnerët e tyre të ndizeshin. Këta partnerë dolën të ishin neurone shëtitëse, kanë raportuar kërkuesit. Në një pjatë petri, qelizat enteron-endokrine arrinin neuronet shëtitëse dhe formonin lidhje sinoptike me njëra-tjetrën. Qelizat madje derdhnin glutamat, një neurotransmetues të përfshirë në nuhatje dhe shije, të cilat neuronet shëtitës i kapnin brenda 100 milisekondave – më shpejt se një kapsitje syri. Kjo është shumë më e shpejtë sesa udhëtimi i hormoneve nga zorrët drejt trurit, përmes qarkullimit të gjakut, thotë Bohórquez.

Letargjia e hormoneve mund të jetë përgjegjëse për dështimin e shumë shtypjeve të urisë që i shënjestrojnë ato, thotë ai. Hapi i radhës është studimi  nëse sinjali zorrë-tru e furnizon trurin me informacion të rëndësishëm rreth ushqyesve dhe vlerave kalorike të ushqimit që hamë, thotë ai. Ka disa përparësi të dukshme të sinjalizimit super  të shpejtë zorrë-tru, si pikasja e toksinave dhe helmit, por mund të ketë edhe përfitime të tjera të ndijimit të përmbajtjes të zorrëve në kohë reale, thotë ai.Cilatdo qofshin, ka një mundësi të mirë që përfitimet janë antike – qelizat ndijore të zorrëve datojnë si një prej organizmave të parë shumëqelizorë, një krijesë e sheshtë,  e quajturTrichoplax adhaerens, që doli afro 600 milionë vjet më parë. Të dhëna të tjera rreth përfitimit që kemi sot prej qelizave ndijore të zorrëve, shtrihet në një studim të ndarë, botuar në “Cell”. Kërkuesit  kanë përdorur laserë për të nxitur neuronet ndijore që zgjojnë zorrët tek minjtë, që prodhon ndjesi shpërblyese,  për të cilat brejtësit ishin përpjekur fort për t’i përsëritur. Nxitja e laserit gjithashtu rriti nivelin e një neurostrametuesi që rregullon humorin, i quajtur dopaminë, në trurin e brejtësve, ka zbuluar kërkimi.

Të kombinuar, të dy punimet shkencore shpjegojnë se përse stimulimi i nervit shëtitës me rrymë elektrike mund të trajtojë depresionin e rëndë tek njerëzit, thotë Ivan de Araujo, një neuroshkencëtar në Shkollën e Mjekësisë Ichan në Mount Sinai, në Nju Jork, i cili ka udhëhequr studimin e “Cell”. Rezultatet gjithashtu shpjegojnë arsyet pse, në një nivel bazik, të ngrënët na bën të ndihemi mirë. “Megjithëse këto neurone  janë jashtë trurit, ata i përshtaten përsosmërisht përkufizimit të neuroneve shpërblyese”, që udhëheqin motivimin dhe rrisin kënaqësinë, thotë ai.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë