Ministri grek i Shtetit, Stavros Papastavrou, është takuar me kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg që prej 12 majit të këtij viti, pasi akuzohet për blerje votash.
Pas takimit me Belerin, Papastavrou foli dhe për mediat ku tha se në Himarë nuk po zbatohet parimi i sovranitetit të popullit, ndërsa theksoi se është e vetmja bashki në Europë ku kryetari i zgjedhur mbahet në burg, ndërsa ai që nuk fitoi qëndron në detyrë
“Sapo pashë në burg kryetarin e zgjedhur të Bashkisë Heimarë Fredi Beleri, i cili ndodhet në paraburgim prej 7 muajsh. Kohët janë padyshim të vështira dhe kjo është arsyeja pse doja të isha këtu.
Fatkeqësisht, në Himarë ende nuk është zbatuar parimi i sovranitetit popullor.
Është e vetmja Bashki në të gjithë Evropën, ku kryebashkiaku i skualifikuar vazhdon të ushtrojë detyrën, ndërsa kryetarit të zgjedhur i hiqet e drejta demokratike për të bërë betimin.
Ne qëndrojmë me Fredi Belerin për të drejtën e tij për një gjykim të drejtë, i cili vazhdon nesër.
Duam që prezumimi i tij i pafajësisë të respektohet plotësisht nga Drejtësia Shqiptare.
Duhet të gjendet një zgjidhje e drejtë, brenda kornizës evropiane, shtetit ligjor dhe parimit të fqinjësisë së mirë, për të rikthyer normalitetin demokratik në Himarë”, është shprehur ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.