Futboll

VAR mund të ndryshojë lojën e futbollit

Video Asistenti i Ndihmës (VAR) një nga elementet teknologjik i futur në futboll vetëm në dy vitet e fundit mund të ndryshojë jo vetëm mënyrën se si arbitri e kotrollon një ndeshje, por gjithashtu edhe mënyrën se si një ekip do ta luaj në fushë në fazën mbrojtëse.

Ka pasur mendime të ndryshme dhe diskutime deri diku edhe të ashpra për mënyrën se si VAR ndikon në performancën e arbitrit në një ndeshje. Nëse VAR është efektiv apo jo, kjo është çështje tjetër, por ne do të ndalemi në aspektin se si ai mund t’i detyrojë ekipet të përshtasin mënyrën e tyre të lojës gjatë një ndeshje.

Ka pasur një numër shumë të lartë të penalltive të akorduara në këtë Kupë Bote,”Rusi 2018”, 28 deri në këto momente, për të qenë të saktë. Për krahasim, ishin vetëm 13 penallti të dhëna në edicionin e mëparshëm të Kupë së Botës dhe 15 në botëroin e Afrikës së Jugut.

FIFA mund të mburret për mënyrën se si VAR ka çuar në eleminimin e shumë gabimeve që më herët kishin larguar padrejtësisht nga Kupa e Botës shumë ekipe kombëtare.  Me ndihmën e VAR, arbitri do të jetë më i sigurt në gjykimin e tij duke e ditur se do të ketë më shumë kohë në dispozicion për të marrë vendimin e duhur nëse një rast është i dyshimtë.

Efektet e VAR në ndryshimin e sistemit të lojës

Ndërkohë që ndeshjet e futbollit në vitet e fundit kanë qenë në formatin e thjeshtë, pra një  ekip që dominon dhe sulmon vazhdimisht dhe një tjetër mbrohet, kjo gjë mund të ndryshojë disi falë VAR. Tashmë ekipe që sulmojnë kanë një armë më shumë të quajtur VAR, që në më të shumtën e rasteve vepron kundër mbrojtësve.

Mbrojtësi ka më shumë barrë mbi shpatullat e tij për shkak të VAR. Detyra e tij është të mbyll akisonet e rrezikshme dhe të bllokojë sulmuesit, por ai duhet ta bëjë këtë gjë me shumë kujdes. Në të kaluarën, ai mund t’ia hidhte paq një prekje me dorë apo një shtytje të vogël ndaj sulmuesit nëse arbitri nuk ishte i pozicionuar siç duhet pranë aksionit. Por tashmë ai nuk e ka më mundësinë për ta bërë një gjë të tillë, për shkak se edhe nëse nuk e shikon arbirtri, ai nuk do ta kalojë VAR-in, i cili ka qasje dhe pamje kudo në fushë. Pa marrë parasysh se sa i kujdesshëm është mbrojtësi, gjithmonë do të ketë një rast kur ai aksidentalisht do të prek më dorë topin ose do ta shtyjë sulmuesin, të cilët nga ana e tyre janë duke u praktikuar se si t'i “vjedhin” në mënyrë sa më profesionale penalltitë.

Nëse jemi mësuar tashmë që të shikojmë ekipe që mbrohen për 90 minuta dhe në fund marrin rezultatin që duan, pak gjasa ka që kjo lloj metode të vazhdojë edhe për vitet e ardhshme. Rreziku do të jetë shumë më i madh nëse ekipi do të zmbrapset në zonën e tij të penalltisë dhe koefiçenti që skuadra kundërshtare të fitojë penallti rritet shumë.

Karikaturë që ironizoin sistemin mbrojtës të Chelsea "parkim autobuzi" e apllikuar kundër Barcelona në një ndeshje në Champions League

Ndërsa shumë liga europiane të futbollit kanë vendosur të përdorin VAR në vitet e ardhshme, kjo mund të sinjalizojë një ndryshim në mënyrën se si ekipet do të mbrohen. Me VAR me shumë mundësi do të na duhet të përshëndetemi përgjithmonë me stilin e lojës “parkim autobuzi para portës”. Teknologjia e ka bërë shumë të vështirë për një ekip që të tërhiqet në metrat e fundit të mbrojtjes në mënyrë të qetë dhe ta presë ekipin kundërshtar, pasi herët a vonë do të gabojë në një moment dhe VAR është aty për gjithçka.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë