Futboll

Historike në Serie A, për herë të parë një ndeshje gjykohet nga një ekip grash

Në ndeshjen mes Interit dhe Torinos, e planifikuar për të dielën në orën 12:30, do të ketë një risi absolute për Serinë A. Në ditën e festës së titullit për Interin, pikërisht në këtë takim, do të ketë një ekip gjyqtarësh i përbërë vetëm nga gra.

Kjo vjen për herë të parë në divizionin e lartë italian, e me siguri data 28 prill do mbetet në histori. Maria Sole do të ndihmohet nga asistentet Francesca Di Monte dhe Tiziana Trasciatti, për të vendosur “drejtësi” në këtë takim.

Maria Sole dhe dy asistentet ishin të parat që arbitruan së bashku një ndeshje të kampionateve kryesore në dhjetor 2022, bëhet fjalë për takimin Frosinone-Ternana në Serie B.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë