Analize

Vaksinimi/ Gjermanët ndihen të tallur dhe të zhgënjyer nga qeveria e tyre

Nga "Financial Times"- Gjermania supozohej të ishte kampione bote në fushatën e vaksinimit, por është sot një nga vendet më shpërndarjen më të ngadaltë të dozave në botë. Pas heqjes dhe vendosjes së një sërë masash kaotike, karantinës së vazhdueshme  dhe përplasjeve të ashpra mes qeverisë dhe rajoneve, shumica dërrmuese e gjermanëve nuk besojnë më se udhëheqësit e vendit kanë një plan për tejkalimin e pandemisë.

Steffen Bockhahn, i cili drejton një qendër vaksinimi në portin veri-lindor të Rockstokut thotë se fushata e vaksinimit në ekonominë më të madhe të Europës është një dështim i turpshëm. Qendra ka kapacitetin për të vaksinuar 2,100 persona në ditë. Në mungesë e dozave të vaksinës, ajo aktualisht po vaksinon më pak se gjysmën.

Gjermanët po ankohen për ritmin e ngadaltë të vaksinimeve për javë të tëra: deri më tani, vetëm 11 për qind e popullsisë kanë marrë të paktën një dozë, krahasuar me 45 për qind në Britani, 29 për qind në SHBA dhe 60 për qind në Izrael. Por ditët e fundit zhgënjimi është kthyer në diçka më të keqe: alarmin për politikat kaotike qeveritare dhe një humbje rrëqethëse e besimit në institucionet e Gjermanisë.

"Gjermanët besuan prej kohësh se ata jetonin në një vend të qeverisur mirë, një vend që drejtohej më mirë se shumica e shteteve të tjera në Europë", thotë Alexander Graf Lambsdorff, një deputet i vjetër i Bundestangut. "Të dy supozimet kanë dalë të gabuara." Zhgënjimi për mënyrën Gjermania po menaxhon krizën shëndetësore u bë i qartë këtë javë kur Angela Merkel nisi një sulm të jashtëzakonshëm ndaj udhëheqësve të 16 shteteve të Gjermanisë, duke i akuzuar për relaksimin e masave kufizuese ndërkohë që vendi po përballej me rritje eksponenciale të infeksioneve të reja.

Armin Laschet

Ajo që e bëri atë veçanërisht të habitshme ishte se ajo veçoi Armin Laschet, kryeministrin e shtetit të fuqishëm të Nordrhein-Westfalen dhe njeriun që po aspiron ta pasojë si kancelar, duke thënë se ai kishte arritur të aktivizonte disa masa emergjente duke frenuar rritjen e rasteve të reja Covid-19. "Unë nuk do të qëndroj duarkryq për dy javë ndërkohë që rastet janë në rritje," tha ajo në një intervistë televizive. Merkel sugjeroi që ajo mund të përpiqet t’i marrë një pjesë të pushtetit rajoneve nëse liderët e landeve vazhdojnë të mos i binden rregullave të qeverisë. "

Ne po shohim në mënyrë dramatike se shteti gjerman nuk mund të funksionojë si një i vetëm në kohë pandemie", thotë Ulrich Silberbach, kreu i sindikatës së nëpunësve civilë.

Sondazhet tregojnë se vlerësimet e autoriteteve që bien aq shpejt sa po rritet shkalla e infektimit. Sipas një sondazhi të fundit Politbarometer, 55 për qind e të anketuarve ishin të pakënaqur me mënyrën sesi qeveria e kishte trajtuar pandemisë.

Kjo situatë nuk i përngjan aspak të vitit të kaluar. Gjermania u admirua gjerësisht për përgjigjen e saj fillestare ndaj shpërthimit të koronavirusit, ndihmës bujare për kompanitë e goditura, sukseset e saj me gjurmimin dhe marrjen në kohë të masave izoluese. E udhëhequr nga Merkel, menaxherja më me përvojë e krizave në BE, Gjermania u përball me më shumë më pak vdekje dhe një normë më të ulët të infeksioneve sesa shumica e vendeve të tjera evropiane.

Miratimi publik i politikave të marra nga qeveria bëri që partia e Merkel, Unioni Demokristian, i cili vitin e kaluar u rrit në gati 40 për qind në sondazhe. Por ato ditë kanë mbaruar. Në fillim të këtij muaji partia u përball me rezultatet e saj më të këqija zgjedhore në Baden-Württemberg dhe Rhineland-Palatinate, dy shtete që për dekada kishin qenë bastione të CDU-së.

Në prag të votimit u zbulua se një numër deputetësh nga blloku CDU / CSU i Merkel kishin fituar komisione të mëdha në marrëveshjet për të blerë maska ​​për fytyrën, skandal që shpërtheu gjashtë muaj para zgjedhjeve të Bundestagut. Disa ekspertë thonë se sondazhet duken aq keq për Demokratët e Krishterë sa ata mund të përfundojnë duke u dëbuar nga zyra që e kanë kontrolluar për 16 vitet e fundit.

Por nuk është vetëm CDU ajo që është në telashe; të gjitha nivelet e qeverisë, federale, rajonale dhe komunale, janë nën sulm për politikat e ndërmarra për përballimin e pandemisë, të cilat njerëzit gjithnjë e më shumë i shohin si "arbitrare, kontradiktore dhe, në disa raste, absurde.

Zhgënjimi sa po vjen dhe po rritet. Gjermanët janë të habitur se pse disa prej tyre mund të bëjnë pushime në Mallorca gjatë Pashkëve, ndërsa ata që janë mbërthyer në shtëpi nuk lejohen të vizitojnë të afërmit.

Paradokset dhe zigzagët si këto po nxisin indinjatë. Mjekja Carola Holzner, nga qyteti perëndimor i Essen, madje shpiku një fjalë për të përshkruar gjendjen e publikut, “mütend”, një bashkim i fjalës müde (i lodhur) dhe wütend (i nxehur).

"Fillimisht u thamë jo maskave dhe më vonë, u thamë po", shkroi ajo në faqen e saj në Facebook. "U thamë jo testeve të shpejta, pastaj i vumë në qarkullim. Shkollat ​​u hapën, pastaj u mbyllën, pastaj u hapën përsëri. Fillmisht nuk kishte maska të mjaftueshme, pastaj nuk ka vaksina të mjaftueshme. Askush nuk mund ta durojë më gjithë këtë lëkundje politike ”, thotë ajo.

"Njerëzit nuk janë mosbesues ndaj koronavirusit, por nuk e kuptojnë këtë keqmenaxhim të vazhdueshëm të krizës", thotë Dirk Neubauer, kryetari i qytetit të vogël Augustusburg në Gjermaninë lindore. Qeveritë federale dhe rajonale fajësonin vazhdimisht njëri-tjetrin për dështimet e politikave, "por njerëzve të zakonshëm nuk i intereson se kush ka faj, ata thjesht duan që sistemi të funksionojë".

Ndërkohë, vaksinimet po përparojnë shumë ngadalë. Gjermanët nuk e besojën që kanë marrë kaq pak doza më shumë se tre muaj pas prodhimit të vaksinën nga një firmë gjerman, BioNTech,

"Një kompani gjermane shpiku vaksinën, iu dha 375 milion euro nga fondet e qeverisë gjermane dhe ne jemi të fundit që e marrim," thotë Bockhahn.

Gjermanët më së shumti fajësojnë BE-në për mungesën e dozave: Komisioni Europian akuzohet se ka porositur shumë pak vaksina. Por ata gjithashtu nuk arrijnë të kuptojnë pse autoritetet në Gjermani kanë qenë kaq të ngadalta në administrimin e dozave që kanë. Vetëm rreth 262,000 qytetarë u vaksinuan të hënën, sipas Institutit Robert Koch, autoriteti kryesor shëndetësor publik i Gjermanisë, ndërkohë që një javë më parë vaksinoheshin mbi 300 mijë qytetarë.

Disa kritikë thonë se autoritetet kanë qenë tepër të rrepta në përcaktimin e kategorive që duhet të vaksinohen të parët. “Është një fenomen gjerman që njerëzit nuk duhet të vaksinohen nëse nuk është radha e tyre", thotë Ulrich weigeldt, kreu i Shoqatës Gjermane të Mjekëve të Përgjithshëm. "Mesazhi duhet të jetë që sa më shumë njerëz të vaskinohe, aq më mirë është për shoqërinë."

Vetë Merkel ka thënë se autoritetet duhet të tregojnë më shumë fleksibilitet. "Ndoshta ne jemi ndonjëherë shumë perfeksionistë," tha ajo në intervistën e saj të së dielës.   Por nuk është vetëm çështje e kujdesit të tepruar. Vaksinimet ngadalësohen jashtë masë në fundjavë, pa marrë parasysh seriozitetin e pandemisë. Për më tepër, një sërë landesh kanë njoftuar se do të mbyllin qendrat e vaksinimit gjatë pushimit të Pashkëve. Fushata e vaksinimit ka ekspozuar një sistem qeverisjeje që është i ngadaltë dhe, nganjëherë, tepër burokratik.

Merkel ka pranuar se kriza e koronavirusit ka nxjerrë në pah të dritëhijet më të fshehta të Gjermanisë. Në një fjalim në Bundestag javën e kaluar, ajo tha se muajt e pandemisë kishin ekspozuar "dobësitë e mëdha" në funksionimin e administratës publike të Gjermanisë dhe mbi të gjitha mungesën e progresit në dixhitalizim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë