Ngjarje

‘Unë jam një grua e dhunuar, as dritaret e katit të dytë s’ hapeshin, perdet ishin me ngjitës’, flet bashkëshortja e Pëllumb Metës

Blerina Meta, bashkëshortja e Pëllumb Metës që u vra nga fëmijët e tij ka dhënë një intervistë në Report TV mbi versionin e saj për vrasjen. Ajo tregon se është dhunuar prej 26 vitesh bashkë me fëmijët.

"Unë jam një grua e dhunuar në mënyrë sistematike prej 26 vitesh duke më përfshirë mua dhe fëmijët e mi", tha ajo.

Blerina Meta: Unë jam një grua e dhunuar në mënyrë sistematike. Ka 26 vite që dhuna nuk ndahet në familjen time, duke më përfshirë mua dhe fëmijët e mi. Nga data 10 unë e dija burrin të humbur.

Si i ke pasur marrëdhëniet me të?

Blerina Meta: Ishte njeri agresiv, shumë i dhunshëm, dhunë fizike, psikologjike, verbale, agresiv në maksimum. Mundohesha por asnjëherë nuk arriti të qetësohej. Vetëm terrorizonte i sillte gjithë familjen.Unë isha ajo që kam përjetuar shumë sepse kam shumë vite që jam nën ndikimin e kësaj dhune të tmerrshme, ekstreme. As dritaret e katit të dytë nuk hapeshin ndonjëherë, ditët që erdhi policia, perdet ishin të ngjitura me ngjitës. I kanë parë dhe ato të kriminalistikës.Nuk dilja dot në ballkon të ndeja rrobat. Duhej të rrija me kurriz.

Përpara se të ndodhte kjo gjë, më deklarove se e kishe ditur të humbur. Kishte ndodhur ndonjë sherr ditët e fundit të kishte dhunuar?

Blerina Meta: Dhuna ishte e pranishme. Kisha gjetur mënyrën time për të mos e kundërshtuar. Për çdo gjë fliste e vendoste vetë. Nëse do kundërshtoje të vinte duart në fyt si mua si fëmijëve. Unë isha mësuar dhe e kisha pranuar, jo se doja por nuk dija si…

E kishe denoncuar?

Blerina Meta: Fatkeqësisht jo

Pse?

Blerina Meta: Vetëm nga frika

A ju kërcënonte?

Blerina Meta: Vazhdimisht! Kërcënimet ishin nga më të ndryshmet.

Kush ka shkuar në polici për të denoncuar se kishte humbur?

Blerina Meta: Në polici shkoi djali i madh, se i ati kishte 2 - 3 ditë që nuk kishte ardhur. Unë e dija për të humbur që ishte larguar nga shtëpia. U ndjeva keq por si të them kur ai ikte nga shtëpia sikur shpëtoje nga dhuna nga terrori,

Kaq shumë ju ka torturuar?

Blerina Meta: Shumë. Dhe në këto momente që flas. Kur imagjinoj ato momente. Frika ka hyrë në cdo qelizë të gjakut, mendoj dhe fëmijëve përderisa shkoi situata deri këtu. Nuk ka asnjë fëmijë që do të vrasë babanë. Ata vërtet e kanë prej gjaku babanë. Por fakti që përfundoi në këtë mënyrë do të thotë që ata janë rritur në një trysni të madhe dhune. Kanë qenë në gjëndje depresioni jam mëse e sigurtë.

U tha në media që babai donte ta martonte me dhunë ky ishte shkaku?

Blerina Meta: Kjo është mëse e vërtetë. Kishte kohë që zgjaste ky debat. Ishte mes vajzës dhe babait. Ky rast bëri që të shpërthenin të gjithë fëmijët. Ato kanë qenë gjithmonë të dhunuar, në kërcënim për jetën. Para tre muajsh i vuri thikën në fyt. Vetëm se ai po flinte pak.

 A ka pasur konflikt para 10 shkurtit?

Blerina Meta: Dëgjova një ditë që po diskutonin rastësisht pak si me zë të lartë. Ndërsa historinë e vajzës kishte kohë që gumëzhinte dhe nuk po qetësoheshin ujrat.

Krimi ndodhi më 10 shkurt e u zbulua më 23 shkurt. Cfarë ndodhi. Vajza ka qenë e para që ka pranuar.

Blerina Meta: Unë merrem me bujqësi e blegtori. Atë ditë po sistemoja barin e thatë. Djali i madh më thirri. Ishte pasdite vonë. Mami hajde pak. Ishte me të gjithë motrën. Thotë që ju mos u mundoni më për të gjetur babain se e vrava unë. Këtë e tha goca në kuzhinë ku po rrinim, dmth vëllai e motra.  Në fillim u shokova për momentin. Vëllai (Djali i madh) mori motrën e direkt në polici. Vajtën të dy bashkë. Unë në shtëpi vetëm erdhi Amarildo e më pyeti ku janë këto. Unë i thashë se janë në polici se kështu kështu ka vepruar Hygerta. Më pas erdhi policia e vijuan procedurat e tyre. Ajo e kishte pranuar. Tregonte gjithçka vetë. Goca dhe djali i madh.

Më pas doli që ishte djali i madh që kishte vrarë

Blerina Meta: Të nesërmen pas një nate që qëndruam të gjithë në polici, të nesërmen në darkë mora vesh në polici versionin se djali i ka vrarë dhe jo goca. Kështu më kanë thënë në polici e unë akoma nuk jam ballafaquar me ta.

Në momentin që mësove se krimin e kishte bërë djali e vajza? Nuk I takove më?

Blerina Meta: Jo i shihja të shoqëruar nga gardianët por jo që të flisja

Që ditët e para trupi im ka qenë me njolla të zeza. Erdha tek babi I thashë nuk mund të jetoj me atë njeri që ishte agresiv. Shpejt pas martesës erdha tek prindërit e mi për ti treguar. Nuk kishim bërë asnjë vit. Im shoq e pranoi po tha e kam rrahur se unë nxehem kot pa lidhje. Më tha babi se koha shëron, por ai ashtu ishte I tillë mbeti dhe ashtu shkoi…

Do të të pres copa copa e do të të hedh në kosh mbeturine. Ishte dhe Amarildo pranë kur po i shërbeja buke. Pa asnjë lloj lidhje. Unë do të të shkel në këmbë derisa të dalë shpirti nga goja.

E pyeta pse? E dua tha për sport e kalonte me buzëqeshje, sikur po të bënte kompliment. Njerëzit e shohin anën e medaljes duke pirë kafe apo birrë. Nuk e dinë cfarë tmerri ishte në shtëpi. Para se të ndodhte vrasja më preu tubin e sobës së gazit, që të shpërthente gazi. I vetmi debat ishte për vajzën.

Çfarë të thonin fëmijët?

Blerina Meta: Mami ne kështu e mbajmë mend babin gjithmonë, t’i duhet ti kishe dhënë drejtim. Me të nuk zgjidhet problemi ndryshe përveçse me vrasje. Ai më thoshte unë të vras. Po qëndrove në shtëpi të vras po ike te prindërit e t’u të vras. Te njerëzit e mi s’më linte, më thoshte të vras këtu dhe të vras atje, se ku duhet të rrija unë dhe fëmijët sipas atij nuk e di.

Erdhët këtu te prindërit se keni frikë nga njerëzit e bashkëshortit?

Blerina Meta: Jam vonuar shumë dhe me atë naivitetin tim do shkoja në varrim. Të gjithë më thonin pse je kaq naive mos u fut në shtëpi….

A të kanë telefonuar njerëzit e burrit?

Blerina Meta: Jo ata kishin agravuar.

Të kanë telefonuar?

Blerina Meta: Nuk mbaj telefon nuk kam pasur asnjëherë telefon. Ai dilte me kë të donte takonte të afërt por unë si person dhe dy gocat. Na burgoste. Më thoshte goca a do dalim ndonjëherë nga kjo Alkatrazi…Arriti puna sa dhe tek prindërti e mi nuk shkoja.

Erdhi motra nga Amerika më tha çdo ti atje. Më erdhi motra në shtëpi bashkë me dy fëmijët, ky iku lart dhe nuk i takoi. Pasi ikën ata më thoshte ç’tu desh që i takove. Njerëzit më pyesnin mos është i sëmurë. Së fundmi ngjitej në kat të dytë izolohej. 

Njerëzit e tij nuk ju kanë mbështetur? 


Blerina Meta:
 Jo se ia kam kaluar keq por sipas mentalitetit ishte dicka normale. Por nuk ishte normale jeta ime. Bëhet fjalë për thikë, armë, çarje në kokë. 


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë