Katar 2022

Unë jam në Katar, por Kupa e vërtetë e Botës po luhet në shtëpitë tona

: Katari mishëron një tendencë përkeqësuese të Kupave të Botës. Turneu është bërë televiziv ose sfond në Instagram. Tifozët e futbollit nuk duhet të na kenë zili ne të tjerët që jemi në Katar

Nga Simon Kuper* - Duke iu larguar stadiumit me ajër të kondicionuar në Kupën time të nëntë Botërore, në Katar, mendja ime kthehet tek e para.

Një mbrëmje, teksa isha në universitet, në vitin 1990, një mik më tha se mund të merrte bileta pa kufi për Kupën e Botës në Itali. Ai njihte dikë, babai i të cilit punonte për kopmaninë “Mars” që ishte sponsor i kampionatit. “Mars”-i kishte bileta, por klientët e tij aziatikë dhe amerikanëqë nuk donin të shkonin atëherë në një ndeshje futbolli ku ka tifozë huliganë.

Në Kupën tjetër të Botës  në SHBA në vitin 1994, unë isha  i ftuar në  një stacion televiziv amerikan, i ngarkuar me detyrën për të identifikuar lojtarët që kishin shënuar, ishin lënduar ose kishin bërë diçka, në mënyrë që producentët të mund të vendosnin emrat e tyre në ekran. Kryesisht i kam identifikuar gabim.

Por unë nuk kam humbur asnjë turne që atëherë, dhe duke udhëtuar në metronë e Dohas e gjeta veten duke krahasuar të gjitha turnet e mia. Konkluzioni im paraprak: Katari mishëron një tendencë përkeqësuese të Kupave të Botës. Turneu është bërë televiziv ose sfond në Instagram. Tifozët e futbollit nuk duhet të na kenë zili ne të tjerët që jemi në Katar. Kupa e vërtetë e Botës po luhet në shtëpinë  e gjithësecilit.

Antropologu francez Marc Augé shpiku termin "jo-vende" që nënkupton vende "supermoderne" të përkohshme, si aeroportet apo dhomat e hoteleve, ku njerëzit mezi lënë gjurmë. Ky është një Botëror modern, veçanërisht ky. Stadiumet janë të reja, por pa asnjë histori të trashëguar. Të ndërtuara larg lagjeve, me perimetra të mëdhenj e të ruajtur, ata nuk kanë asnjë lidhje me vendin.

Është Doha, por mund të jetë Brasília, par nuk ka asnjë ndryshim. Stolat në stadium  janë të mbushura me mysafirë të sponsorëve, gazetarë që ankohen për WiFi-në, bordet e FIFA-s që thjesht përpiqen të kalojnë sikletin e këtij Botërori dhe turistë të pasur futbolli që kapin dy ndeshje në ditë.

Të gjithë janë në këkrim të asaj bishës së rrallë: tifozin e përkushtuar në shkallët e stadiumit. Ajo që ishte një burim frike në vitin 1990 tani është pika kryesore e shitjes së Kupës së Botës. Një pjesë e vogël e tyre fluturojnë çdo ditë: zakonisht, klasa e lartë dhe  e mesme e vendeve të pasura, klasa punëtore e aftë angleze dhe klasa e lartë e vendeve më të varfra.

Në momentin kur dikush fillon të sillet si një fans në një reklamë të Coca-Cola – p.sh. duke goditur një daulle - të gjithë grumbullohen duke e filmuar sa për të shuar pasionin e tyre për të qënë viral në mediat sociale. Kryesisht, spektatorët filmojnë veten: në vitin 2018 pashë një varg të pafund peruanësh që zbrisnin një shkallë lëvizëse në metronë e Moskës, secili me një smartphone në fytyrë.

Detyra e vendit pritës është të sigurojë pjesën më të madhe të tifozëve. Por Katari nuk ka tifozë. Qefji më  i madh që mund të bësh pas një ndeshje është një mbrëmje e qetë në shëtitoren pranë një porti jahtesh. Ndërkohë që  atmosfera e pritësve mund të  mund të kuptohet shumë shumë nga një nënë e mbuluar nga Katari që po  ecën  me tre djem të vegjël, njëri me unformën e plotë të Argjentinës, tjetri i veshur si Neymar i Brazilit dhe një fëmijë me veshje civile, i ruajtur nga një dado emigrante. Banorët e tjerë të Katarit ndoshta tashmë janë penduar që e kanë pritur Botërorinë. Edhe ata që  e ndoqën botërorin nga shkallët e stadiumit u larguan nga poshtërimi i ekipit të tyre kundër Ekuadorit ,që në pjesën e parë –dhe me sa duket nuk do të kthehen prapë.

Jam duke qëndruar në një lagje të klasës së mesme të ulët të Azisë Jugore, ku një vakt kushton rreth 2,50 € dhe ku të gjithë sapunët në supermarketin Loyal City premtojnë "zbardhje". Nuk kam vënë re vendas që flasin për futbollin ose i ndjekin ndeshjet  nga ekranet e restoranteve apo barave, dhe sigurisht që nuk i sheh as në stadiume.

Ka pasur shumë gëzime në turnet e Botërorit. Ka momente – për shembull në vitin 2010, kur goli i bukur i Siphiwe Tshabalala për të hapur Kupën e Botës të Afrikës së Jugut u shënua në historinë e kombit të tij – kur një lojtar, një ekip apo edhe një vend arrin kulmin e ekzistencës.

I dua tifozët e Uellsit këtu, që i këndojnë botës në gjuhën uellsiane. Por kujtimet e mia më të mira nga Kupat e Botës janë vizitat në vende që nuk do t'i shoh më kurrë: në shëtitjen time të një mëngjesi në Amazonë në vitin 2014,  kur një burrë lahej në lumin e fuqishëm ndërsa pulat vërshonin. Në vitin 2018 u enda në fushat e betejës së Stalingradit.

Në vitin 2018 pashë fitoren emocionuese të Francës ndaj Argjentinës në një bar hoteli në Moskë. Në shtëpinë time  në Paris, fëmijët e mi së bashkëu me shoqërinë dhe prindërit me  fytyra të lyera me trengjyrëshin francez, rrotulloheshin në ekstazë mbi tapetin tonë. Ai flamurë përfundoi në mbrëmje vetëm me ca me njolla të kuqe, të bardhë dhe blu.

Por ja ku po ndodh përsëri, Kupa e Botës këtë radhë është më shumë në dhomat e ndenjes dhe kafenetë e botës, dhe idealja më një birrë mes miqsh, por jo në Katar.

Burimi: Financial Time

*Simon Kuper iu bashkua Financial Times në vitin 1994. Ai shkroi rubrikën e monedhave ditore, përpara se të largohej nga FT në 1998. U kthye në 2002 si kolumnist sportiv. Sot ai shkruan një kolonë të përgjithshme për Weekend FT mbi të gjitha llojet e temave nga politika te librat dhe mbi qytetet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë