Vende dhe Udhetime

Turqi, vendi që ‘sfidon’ Cappadocia-n

Cappadocia u vendos në ‘hartë’ nga influencuesit e Instagramit, të cilët zbuluan balona shumëngjyrëshe që fluturonin përgjatë horizontit mes vendbanimeve të lashta. Por ata ende nuk kanë zbuluar dhe nuk kanë reklamuar siç duhet Afyonkarahisar, një vend përrallor, mes perlave të tjera të fshehura, në një mjedis më autentik.

Një fluturim 40-minutësh nga Stambolli, Afyonkarahisar është në rajonin malor të Afyon dhe ka disa “pretendime” për famë: është eksportuesi më i madh në botë i opiumit farmaceutik, qyteti në të cilin Ataturku fitoi luftën e pavarësisë në 1923 dhe destinacioni kryesor i Turqisë për spa termale. Por pavarësisht gjithë kësaj, është ende e padëgjuar mes udhëtarëve europianë.

Afyonkarahisar përkthehet në “kështjellën e zezë të opiumit” që tregon një kështjellë të shekullit të 13-të në zemër të qytetit. Për të marrë një pamje të vendin, duhet të ngjitësh 800 hapa ose mund të lëvizni midis shtëpive ikonike osmane. Në Afyon, të ushqeni vizitorët tuaj do të thotë që i keni pritur ashtu siç duhet.

Një gjë që duhet bërë kur vizitoni Afyonkarahisar është turneu me balona i agimit të diellit mbi liqenin Emre. Kushton rreth 45 euro për një fluturim dyzet minutash ku më pas mund të hani mëngjes në brigjet e Emres për të vazhduar më pas ditën.

Afyonkarahisar është një qytet gastronomik i UNESCO-s, falë shtatë pjatave unike rajonale. Nga salsiçet e kuruara të Afyon-it (suxhuk) dhe qebapët te qershitë e ëmbla të servirura me kremin Afyon, i cili prodhohet me qumësht bualli vendas.

Ata që shkojnë për herë të parë në qytet duhet patjetër të provojnë suxhukun dhe qebapin (mishi piqet ngadalë në lëngjet e tij) dhe për ëmbëlsirë, ekmek kadayifi (një pastë e ëmbël e njomur në shurup dhe e shërbyer me një krem ​​Afyon) është mbyllja perfekte e ditës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë