Ishte sfidë ta shijoije verën më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë por vjeshta po afron dhe shumë as nuk kanë pasur mundësi t’i nxjerrin pajisjet e plazhit. Dimri nuk nënkupton domosdoshmërisht të ftohtë në shumë nga destinacionet kryesore të pushimeve në Evropë. Në disa vende, temperaturat mbeten dyshifrore dhe turmat e njerëzve janë më të pakta se kurrë. Madje, mund ta lini pallton në shtëpi.
Në një artikull të botuar nga “Time Out”, autorët Anya Ryan dhe Liv Kelly e rendisin bregdetin jugor të Shqipërisë ndër destinacionet evropiane ku dimri sjell më pak vizitorë, më shumë qetësi dhe mundësi për të shijuar disa ditë pranë detit.
Autorët shkruajnë se edhe pse nuk është përvëlues, vija bregdetare në jug të Shqipërisë është një vend i mrekullueshëm për të kaluar kohë pranë detit gjatë dimrit. Qytetet bregdetare si Saranda dhe Himara shkëlqejnë më shumë pa turmat e verës, ndërsa çmimet, tashmë të ulëta, bien edhe më tej, pasi shumë biznese mbyllen gjatë muajve të dimrit.
“Nëse kërkoni qetësi dhe vetmi, shoqëruar me diellin e dimrit që e bën të domosdoshme mbajtjen e syzeve, Riviera Shqiptare është një zgjedhje fantastike”.
Destinacionet e tjera evropiane me diell në dimër:
Ishujt Kanarie, Spanjë
Riviera e Budvës, Mali i Zi
Siçili, Itali
Dubrovnik, Kroaci
Madeira
Qipro
Malta
Rodos, Greqi
Kadiz, Spanjë
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje