Ne rrjet

Tsipras dhe Zaev kandidatë për Çmimin Nobel për Paqen

Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras mund të hyjnë në histori si liderët e parë nga Ballkani që fitojnë Çmimin Nobel për Paqen.

Si shpërblim për përpjekjet e tyre për të arritur një marrëveshje historike midis Greqisë dhe Maqedonisë, dy kryeministrat janë dominuar për Nobelin e Paqes, pasi fituesja e këtij çmimi prestigjioz për vitit 2015, ekonomistja tuniziane Uided Bushamaui, ka dhënë emrat e tyre si kandidatë.

"Unë e shoh Marrëveshjen e Prespës, në të cilën të dyja palët kanë investuar kaq shumë energji, si një proces jashtëzakonisht të rëndësishëm që meriton të nominohet për çmimin Nobel për Paqen", tha Bushamaui për mediat të martën. “Marrëveshja duhet të shërbejë si një model për zgjidhjen e problemeve në të gjithë botën”, tha nobelistja.

Fituesja e çmimit Nobel është aktualisht në kryeqytetin maqedonas ku ka paraqitur zyrtarisht nominimin e saj në një ceremoni të veçantë, ku ishin të pranishëm diplomatë, politikanë dhe vëzhguesit politikë maqedonas dhe grekë.

Bushamaui, i cila është kryetarja e parë e Dhomës së Tregtisë Tuniziane, u nderua me çmimin Nobel pasi formoi "Kuartetin Kombëtar të Dialogut", një koalicion i organizatave lokale të shoqërisë civile në Tunizi. Çmimi shkoi për kontributin vendimtar të kësaj organizate në ndërtimin e një demokracie pluraliste në Tunizi në vazhdën e të ashtuquajturit “revolucioni Jasmine” të vitit 2011.

Nominimi i saj vjen pasi kryeministri grek Alexis Tsipras dhe lideri i Maqedonisë Zoran Zaev tejkaluan pengesat e brendshme dhe nënshkruan një marrëveshje për të zgjidhur konfliktet e hidhura dhjetëvjeçare mbi emrin e Maqedonisë. Marrëveshja për emrin u nënshkrua në brigjet e Liqenit të Prespës, pavarësisht kundërshtimit nga opozitat si në Athinë ashtu edhe Shkup.

Sipas një gazetari suedez i cili është i specializuar në mbulimin e vendimeve të fshehta të komitetit Nobel, kryeministrat e Greqisë dhe Maqedonisë janë mes personaliteteve të preferuara për t'u bërë fitues për çmimin Nobel për Paqe, këtë vit

Wiktor Nummellin, korrespondent i posaçëm i agjencisë së lajmeve “TT” për Çmimet Nobel, i tha agjencisë greke ANA një muaj më parë, se të dy liderët ishin "përmendur disa herë" për çmimin, edhe pse ishte e vështirë të konfirmohej se nga kush janë emëruar për shkak të sekretit të procedurës.

"Çdo vit ka shumë spekulime dhe diskutime se kush do të marrë Çmimin e Paqes dhe se çfarë fushe do t'i kushtohej vëmendje. Këtë vit ata po flasin shumë për Gadishullin Korean dhe situatën midis Greqisë dhe Maqedonisë", tha ai.


Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev

Nummellin gjithashtu theksoi se shumë zyrtarë të komitetit Nobel besojnë se Tsipras dhe Zaev do të ishin një kandidaturë e përsosur për Çmimin e Paqes.

Sipas tij, marrëveshja e Prespës krijon një model për zgjidhjen e konflikteve etnike që janë të përhapura jo vetëm në Ballkan, por në të gjithë globin.

Edhe pse diplomatët e kanë konsideruar si qesharak, kundërshtimi grek ndaj emrit të Maqedonisë dhe përgjigja e jashtëzakonshme maqedonase, janë të rrënjosura thellë në konfliktet themelore të identitetit, të cilat janë jashtëzakonisht të theksuara në Ballkan. Kroatët, serbët dhe boshnjakët, shqiptarët dhe serbët luftuan gjatë në luftëra të hidhura mbi territore të pretenduara si pasuri kombëtare. Lufta mbi identitetin kombëtar vazhdon të mbushë politikën e jashtme në të gjithë rajonin, për të treguar se “ne flasim gjuhën tonë, kemi flamurin tonë dhe dominojnë ekonominë tonë”.

Mosmarrëveshja për emrin ka zgjatur kaq shumë sepse i ka shërbyer Greqisë si një mjet për të mbajtur nën kontroll fqinjin e saj të vogël. Kjo është pikërisht ajo që e bën vizionin e Tsipras të jashtëzakonshëm. Ndryshe nga gati të gjithë paraardhësit e tij, Tsipras kuptoi së pari, se Greqia duhet ta hiqte këtë barrë të panevojshme nga marrëdhëniet e saj me NATO-n dhe BE-në, si dhe nga marrëdhëniet e saj me vendin fqinj. Së dyti, Tsipras e pa ardhjen në pushtet të Zoran Zaev si një mundësi që nuk duhej humbur. Kryeministri Zaev është konsideruar lideri më reformator që ka pasur ndonjëherë Maqedonia, ai është i dëshpëruar dhe do që vendi i tij të hyjë në NATO, të bashkohet me BE-në, të stabilizohet dhe të thithë investitorët.

Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev

Marrëveshja është një goditje e madhe për Moskën dhe për populistët në të gjithë Europën. Ajo rivendos NATO-n dhe BE-në si institucione vitale që ende mund të motivojnë krerët politikë të bëjnë kompromise të vështira.

Me veprimet dhe fjalët e tyre, Tsipras dhe Zaev kanë hedhur poshtë ideologjië e populistëve se institucionet ndërkombëtare janë të parëndësishme dhe se vetëm kombet janë ato që kanë rëndësi. Marrëveshja është gjithashtu një goditje e rëndë për të gjitha shtetet ballkanike që duan të ripërcaktojnë kufijtë. Me anëtarësimin në NATO, kufijtë e Maqedonisë do të jenë të sigurtë, duke paraqitur një ndërlikim serioz edhe për ata që do të donin të ndërhynin në Kosovën fqinje.

Aspiratat e Maqedonisë për t’u bashkuar me NATO-n dhe Bashkimin Evropian janë bllokuar nga Greqia, e cila vuri veton ndaj anëtarësimit të Shkupit në NATO një dekadë më parë dhe gjithashtu ka shfrytëzuar anëtarësimin e saj në BE për të ndaluar Maqedoninë të hapë negociatat për t’u bashkuar me unionin. Embargoja greke ndaj anëtarësimit të Maqedonisë ka ngritur edhe më shumë tensionet, pasi shqiptarët në Maqedoni nuk pranojnë të penalizohen për një çështje që nuk ka lidhje me ta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë