Bota

Teksas, 11-vjeçarja i mbijetoi masakrës në shkollë duke u shtirur si e vdekur

Gazeta Si - Një 11-vjeçare, Miah Cerrillo, e cila ishte në klasën ku Salvador Ramos vrau 19 fëmijë dhe dy mësues, i mbijetoi masakrës së Uvaldes në Teksas.

Mediat amerikane, raportojnë se e mitura, është lyer me gjakun e një mikeshe të shkollës që sapo ishte qëlluar dhe u shtir sikur kishte vdekur.

Familja e të vajzës, tha për shtypin vendas, se tani vajza është e tronditur.

Pasi Salvador Ramos hyri në klasën e saj dhe vrau shokët e klasës dhe mësueset, vajza doli me një teknikë të mbijetesës.

Ajo u shtri mbi shoqen e saj në mënyrë që Ramos të mendonte se të dy kishin vdekur.

Në fillim, mikesha e saj ishte ende duke marrë frymë, por më pas – raporton gazeta amerikane, “Washington Post” - ajo vdiq para se të arrinte ndihma e shpejtë.

Pas tragjedisë, Miah u transportua në spital dhe doli më pas pa asnjë plagë serioze.

Ana e majtë e të resë, nga qafa në shpinë, është goditur nga copa të vogla plumbi, ndërsa nga të shtënat i janë djegur flokët.

Të martën (ditën kur ndodhi masakra), 11-vjeçarja ka kaluar natën e frikësuar, duke i thënë babait të merrte armën se autori “do të vinte t’i qëllonte” sërish.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë