Bota

Arrestohet 10-vjeçari në Florida, kërcënoi se do të qëllonte me armë në shkollë

Gazeta Si - Një djalë 10-vjeçar u arrestua në Florida, pasi kërcënoi me të shtëna masive me mesazhe SMS.

Gazeta “New York Post”, e cila citon policinë, raporton se djali, nxënës i shkollës fillore në Cape Coral, u prangos.

"Kjo nuk është koha për të vepruar si një bandit i vogël, kjo nuk është qesharake. Ky fëmijë ka nisur një kërcënim të rremë dhe tani po paguan pasojat e vërteta", - thotë Sherifi Carmine Marceno.

Kërcënimi vjen pas masakrës në shkollën fillore Uvalde në Teksas, ku një 18-vjeçar hapi zjarr dhe vrau 21 persona.

Ka qenë vetë sherifi që ka publikuar videon e arrestimit të fëmijës në rrjetet sociale zyrtare të komisariatit.

Në pamjet filmike, shihet një oficer duke e mbajtur fëmijën e prangosur në makinën e policisë.

“Sjellja e këtij nxënësi është e neveritshme, veçanërisht pas tragjedisë së fundit në Uvalde, Teksas”, tha Sherifi Carmine Marceno.

"Siguria që fëmijët tanë të jenë të sigurt, është thelbësore. Ne do të kemi ligj dhe rend në shkollat ​​tona! Ekipi im nuk hezitoi asnjë sekondë", - shkroi Marceno në Facebook.

Djali thuhet se i dërgoi një mesazh me tekst Shkollës Fillore ‘Patriot’ në Cape Coral të shtunën më 28 maj, duke kërcënuar me një masakër të mundshme me armë zjarri.

E njëjta shkollë ka denoncuar mesazhin në polici dhe hetimet që kanë çuar në identifikimin e D.I.M. dhe arrestimin e tij të mëvonshëm.

“Ky nuk është argëtim. Ky fëmijë ka kërcënuar dhe tani po paguan pasojat”, ka shkruar shumë ashpër Sherif Marceno.

Mesazhi i Sherif Marcenos u pasua padyshim me disa komente. Të shumtë janë ata që kanë mbështetur punën e policisë.

Por nuk janë të paktë ata që kanë kritikuar zgjedhjen e policisë për të vendosur videon e arrestimit, ku shihet fytyra dhe të dhënat personale të fëmijës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë