Bota

Masakra në Teksas, babai i vrasësit kërkon falje: Duhej të më vriste mua!

Gazeta Si - "Më vjen keq për atë që bëri djali im. Ai duhej të më vriste mua". Këto janë fjalët e babait të vrasësit në shkollën fillore të Uvaldes në Teksas, SHBA.

Në një intervistë për “Daily Beast”, burri i habitur thotë. "Nuk e prisja kurrë një gjë të tillë nga djali im. Ai duhet të më kishte vrarë mua në vend që të bënte atë që bëri", thotë Salvador Ramos, i njëjti emër me djalin vrasës.

Ramos ishte në punë kur nëna e tij e kontaktoi për ta informuar për të shtënat në Uvalde.

Pasi mësoi lajmin, ku u vranë 19 fëmijë dhe dy mësuese atë e kapi paniku dhe filloi të telefononte stacionin e policisë me shpresën se do të ishte arrestuar.

Por Salvador u vra përfundimisht nga oficerët e policisë të thirrur për të ndërhyrë në shkollën fillore të Uvaldes.

“Më vranë fëmijën, - tha sërish Ramos. - Unë nuk do ta shoh më djalin tim, ashtu siç nuk do t'i shohin fëmijët e tyre dhe kjo më lëndon mua”.

“Nuk e kam idenë pse djali im u bë kaq i dhunshëm dhe pse e kishte vënë në shënjestër shkollën”, tha Ramos, i cili pranoi se nuk e kishte ndjekur shumë në periudhën e fundit.

Kufizimet për Covid janë gjithashtu një shkak i mundshëm. Dhe ndoshta ishte gjatë pandemisë që Salvador u bë edhe më i frustruar, aq sa një muaj më parë, kur babai i tij u përpoq të vinte në kontakt me të, ai refuzoi. “Ai ndoshta do të më kishte vrarë edhe mua”, shtoi ai.

Ramos foli edhe për sherret e djalit të tij me gjyshen nga nëna, e para që u qëllua dhe u plagos.

Ramos kishte zgjedhur ta linte Salvadorin të jetonte me të, por mungesa e lidhjes në internet e bëri atë të hiqte dorë.

Dhe pikërisht për faturën e telefonit ishin zënkat e fundit mes nipit dhe gjyshes.

Në fund, Ramos nuk e “shet” djalin e tij për të keq, por i del në mbrojtje:

“Nuk dua ta quajnë përbindësh, nuk dinë asgjë, nuk e dinë se çfarë po kalonte”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë