Ne rrjet

Të porsalindur, tela me gjemba dhe mijëra emigrantë, pse po “hakmerret” Maroku ndaj Spanjës (FOTO)

Spanja ka dërguar ushtrinë e saj në kufirin me Marokun ndërsa mijëra marokenë po tentojnë të futen në Evropë për të dytën ditë me radhë, pasi Rabati liroi kontrollet kufitare në një përplasje diplomatike.

Mediat transmetuan skena dramatike të ushtarëve që mbajnë fëmijë në krahë dhe personel të Kryqit të Kuq duke ndihmuar migrantët që po dilnin nga uji duke u dridhur dhe të rraskapitur.

Çfarë ka ndodhur këto ditë

Rreth 8 mijë njerëz sulmuan barrierat midis Marokut dhe enklavës spanjolle të Ceutës. Midis tyre, ndodhen të paktën 1,500 të mitur. Qyteti bregdetar, Melilla, është fragmenti i fundit i perandorisë në të cilën dielli nuk perëndoi kurrë.

Disa kilometra katrorë janë të bezdisshëm për Marokun, por të shtrenjta për Spanjën, për ata që përpiqen të largohen nga Afrika për të hyrë në BE.

Sigurisht më i ruajtur, por më pak vdekjeprurës se Lampeduza apo Kanariet. Spanja ka ndërtuar mure me lartësi 20 metra, ka vendosur tela me gjemba, ka vendosur barriera nënujore dhe zakonisht, bashkëpunimi i policisë marokene është i mjaftueshëm për të parandaluar infiltrimin.

Papritmas, sipas një urdhri, mijëra migrantë nga Mali, Nigeria, Senegali, por edhe shumë marokenë u larguan me not për të kaluar rreth barrierave që hyjnë në det për dhjetëra metra.

Shumë janë banorë të qytetit fqinj të cilët, që nga mbyllja e vendkalimeve nga Covid 19 një vit më parë, kanë humbur punën në enklava.

Skena dramatike me të porsalindur dhe të mitur

Rreth 80 persona provuan të njëjtën gjë edhe në Melilla. Rreth njëqind arritën të hynin në Ceuta në agim dhe të shpërndaheshin midis 80,000 spanjollëve. Megjithatë, shumica e tyre u ndaluan në plazh.

Kishte skena dramatike dhe të tjera më të denja. Disa automjete të blinduara nga Madridi mbërritën në rërë, duke zbritur ushtarë me xhaketa, helmeta dhe shkopinj gome. Disa migrantë ishin të rraskapitur dhe u shpëtuan. Midis tyre ishte dhe një i porsalindur, ndërkohë që të miturit u ndanë.

Sidoqoftë, shumica e tyre u mbajtën me këmbë në ujë për t'i parandaluar ata, madje edhe në mënyrë simbolike, të preknin tokën evropiane.

Në mbrëmje, më pak se gjysma e 8,000 klandestinëve,  ishin dëbuar në Marok në bazë të një marrëveshjeje në fuqi. Të tjerët, përveç të miturve, duhet të kthehen sot.

Kriza diplomatike dhe “hakmarrja” e Marokut

Vala e djeshme vjen në kulmin e një krize diplomatike midis Spanjës dhe Marokut që ka zgjatur për muaj të tërë.

Ambasadorja e mbretit Mohamed VI në Madrid, Karima Benyaich, thotë: "Ka veprime që kanë pasoja". Ajo po i referohej pranisë në një spital spanjoll të Brahim Ghalit, udhëheqësi i Frontit Polisario për pavarësinë e Saharasë Perëndimore.

Si ish-koloni spanjolle, rajoni është pushtuar nga Maroku prej 30 vjetësh. Në dhjetor, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndryshuan ekuilibrin.

Në mënyrë që të rritet numri i vendeve myslimane që njohin Izraelin, Uashingtoni ka pranuar sovranitetin e Marokut mbi Saharanë Perëndimore. Spanja protestoi dhe kur Ghali kishte nevojë për të, e shtroi në spital. Armëpushimi në Sahara është thyer.

Ashtu siç bëri udhëheqësi libian Gaddafi në kohën e tij, ashtu si Turqia e Erdoganit, Maroku e ka bërë të qartë se mund të përdorë migrantët si një mjet negocimi. Diga marokene kundër migrimit hapet dhe mbyllet me komandë.

Midis dy ekstremeve të Mesdheut, lufta izraelo-palestineze dhe ajo e Saharasë Perëndimore, lidhen kështu me krizën e migrimit që shqetëson Evropën. Spanja dhe e gjithë Evropa janë paralajmëruar.

Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë