Lajme

Të hënën s’ka mësim. Fëmijët dhe administrata pushim në Tiranë, Durrës e Elbasan

Ministria e Arsimit ka vendosur që të mos zhvillojë mësim në tre qarqet e Shqipërisë ku janë ndjerë më shumë lëvizjet sizmike. Ministrja e Arsimit, Besa Shahini njoftoi se në tre qarqet e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit nuk do të ketë mësim, duke njoftuar se një vendim i tillë u mor pas monitorimit të situatës në shkolla.

"Dua t'ju siguroj, se insfrastruktura shkollore është gati për të vazhduar normalisht mësimin qysh nesër. Por, nga takimet e shumta që kemi patur me qytetarë të afektuar - jo vetem stafi i MASR por edhe kolegët e mi ministra, deputetë, stafet bashkiaket - duket se qytetarët e afektuar nuk janë plotësisht gati emocionalisht që të vijojnë ditën e zakonshme të punës dhe shkollës nesër. Është plotësisht e mirëkuptueshme që një fatkeqësi natyrore si ajo e djeshmja, të shkaktojë ankth dhe stres tek familjet e afektuara. Duke e marrë këtë parasysh, si dhe duke dëgjuar me shumë respekt sugjerimet e psiokologëve të ndryshëm që na kanë kontaktuar dje dhe sot, kemi vendosur që: Dita e nesërme për të gjithe nxënësit e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit, të jetë ditë pushimi! Ditë pushimi të jetë njëkohësisht edhe për prindërit e nxënësve të shkollave 9-vjecare, të cilët punojnë në administratë shtetërore", deklaori Shahini.
Ndërkaq ministrja ka bërë pasqyrë mbi situatën në shkollë pas inspektimeve të kryera. Janë vetëm dy objekte shkollore që kanë pësuar dëmtime në masën që të mos jetë e sigurtë hapja e shkollës të hënën. Një nga këto shkolla është klasë vartëse e shkollës qendër "Berxullë", me numër të vogël nxënësish të cilëve do t'i sigurohet transporti për t’i dërguar në shkollën qendër.
"Ndërsa shkolla tjetër, është prapë shkollë vartëse në Tiranë, por do të bëjmë njoftimin për këtë shkollë pasi të marrim konfirmimin final nga Bashkia Tiranelë për gjendjen e saj. 98 shkolla të tjera kanë pësuar dëmtime si plasaritje fasadash, në muret e brendshme të shkollave apo ato të jashtme – pjesa kryesore e të cilave janë sanuar dhe pastruar gjatë ditës së sotme nga ekipet e bashkisë", theksoi Shahini.
Ndërsa bëehet e ditur se po punohet me ministrinë e Mbrojtjes për të krijuar disa pamflete dhe video të tjera që do t'i shpërndajmë nëpër shkolla në mënyrë që të gjithë të ndihen sa më të informuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë