Menaxhim

Studimi: Në rajon, vetëm Shqipëria dhe RMV-ja kanë përparuar në planet e energjisë dhe klimës 2030

Afati i përfundimit të draftit për planin e integruar kombëtar për energjinë dhe klimën, NECP, skadon muajin që vjen dhe vendet e Ballkanit Perëndimor kanë bërë shumë pak për të, sipas analizës së organizatës Rrjeti i Veprimit Klimatik Europe, CAN.

Afati përfundimtar ishte në vitin 2021 por u shty në përfundim të muajit qershor 2023. Drafti që do t’i dërgohet sekretariatit të Energjisë, synohet të prekë të gjitha objektivat e lidhura me energjinë dhe klimën deri në 2030-n.

CAN Europe paralajmëroi se pavarësisht njoftimeve të përsëritura politike se puna është duke u zhvilluar dhe se NECP-të do të zhvillohen dhe konsultohen publikisht në kohën e duhur.

Vetëm Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, kanë përgatitur dhe adaptuar NECP-të e tyre.  Meqenëse kanë dorëzuar draft-planet dhe kanë marrë rekomandime për përmirësim, ligjërisht nuk janë të obliguar që t'i ridërgojnë deri në fund të qershorit të këtij viti.

Megjithatë, është e rëndësishme të përgatiten draftet e rishikuara të NECP-ve, të zbatohen sugjerimet dhe të sigurohet një grup i besueshëm dhe gjithëpërfshirës politikash dhe masash që do të pasqyronin arritjen e objektivave të reja të klimës dhe energjisë, tha CAN Europe.

Ky nuk ishte rasti me draftet fillestare pasi ato ishin përgatitur përpara miratimit të objektivave.

Katër vendet e tjera filluan procesin dy vjet më parë dhe arritën në faza të ndryshme përgatitore, por nuk bënë përparim të rëndësishëm që nga dhjetori, tregon dokumenti.

Përveç Bosnje Hercegovinës, e cila në prill paraqiti disa përparime në proces dhe punën që ka bërë qeveria, asnjë nga vendet e mbetura nuk filloi diskutimet publike dhe ndërtimin e konsensusit për rrugën përpara, theksoi CAN Europe.

Duke marrë në konsideratë informacionin e disponueshëm deri më tani në lidhje me progresin e proceseve përkatëse të NECP-së, duket se qeveritë kombëtare të Ballkanit Perëndimor janë në rrezik të dështojnë të përdorin një mundësi historike për të paraqitur objektivat e vitit 2030 duke iu përgjigjur krizës energjetike në një mënyrë në kohë dhe gjithëpërfshirëse: për të ofruar ndryshime të vërteta dhe për ta bërë jetën e qytetarëve të tyre më të mirë, duke përshpejtuar në mënyrë dramatike veprimin klimatik drejt një tranzicioni energjetik miqësor ndaj natyrës dhe shoqërore të drejtë në vitet e ardhshme.

Analiza thekson se vendet e Ballkanit Perëndimor janë në një moment kyç për të planifikuar një të ardhme pa lëndë djegëse fosile dhe një rrugë të drejtë tranzicioni. Kjo rrugë e tranzicionit përfshin elemente thelbësore si konsideratat sociale, punësimin dhe analizën e shpërndarjes, si dhe qartësinë e financave dhe një vlerësim gjithëpërfshirës të nevojave dhe kërkesave për investime. Rajoni duhet të zhvillojë dhe të ofrojë zgjidhje që shtrihen përtej vitit 2030, të thyejnë zinxhirin e mundësive të humbura dhe të inicojnë reforma themelore pa vonesë, pasi tani është koha për të kapur momentin për të ndërtuar një të ardhme më të mirë./BalkanGreenEnergyNews


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë