Ne rrjet

Skandali i gjigantit mediatik gjerman dhe pikëpyetjet që dalin në prag të zgjerimit në nivel global

Axel Springer, një perandori mediatike e ndërtuar mbi gërmimin e historive të seksit dhe lakmisë mes të pasurve dhe të famshmëve, duket se kishte mbyllur një sy ndaj seksit brenda zyrave të saj që nëse zbulohej do të ishte tronditëse për lexuesit e saj.

Ajo që ka habitur shumë në Gjermani këtë javë, është se botuesi më i fuqishëm i medias që operon në Evropë u kap duke u përpjekur të mbulojë ngjarje të tilla, në një kohë kur ka nisur një plan ambicioz të zgjerimit të tij global.

Të hënën mbrëma, kompania Axel Springer shkarkoi  kryeredaktorin e tabloidit më të shitur në Evropë, Bild, pasi shkrimet në Neë York Times dhe Der Spiegel zbuluan detaje të panjohura të një hetimi të brendshëm iniciuar mbi akuzat për sjellje të pahijshme dhe ngacmim seksual.

Informacioni i ri "i marrë gjatë ditëve të fundit", tha kompania në një deklaratë, kishte treguar se kryeredaktori Julian Reichelt "nuk kishte arritur të mbante një kufi ndarës mes çështjeve private dhe ato profesionale" dhe se kishte qenë "i pavërtetë për bordin ekzekutiv".

Shkrimi i botuar nga Neë York Times citonte kryesisht dëshmitë e dhëna për hetuesit nga një firmë juridike që Axel Springer vetë e kishte pajtuar pas ankesave nga një duzinë punonjësesh femra.

Ata pretenduan se kryeredaktori i Bild promovoi një praktikante njëmbëdhjetë vjet më të vogël se ai në redaksi, në një punë për të cilën ajo vetë kuptoi se nuk ishte gati, ndërkohë që kishte një lidhje me të.

Ky rast pretendohet të jetë pjesë e një modeli që ndiqte Reichelt i cili kryente marrëdhënie seksuale konsensuale me të paktën katër gra të reja, të cilat ai i veçoi për punë të mirë  dhe i promovoi para kohe në detyra të rëndësishme para se t'i linte ato.

Në një deklaratë video të lëshuar të mërkurën, shefi ekzekutiv i Axel Springer, Mathias Döpfner, tha se nuk i kishte parë dëshmitë e cituara nga mediat amerikane kur ai e riktheu  Reichelt në pozicionin e tij pas një pezullimi 12-ditor, në mars të këtij viti.

Döpfner theksoi se ky “problem" ishte specifik për Bild dhe jo për të gjithë shtëpinë e tij botuese, e cila ka 16,500 punonjës në më shumë se 40 vende.

Por pavarësisht dëshmive të ish-punonjësve të “BILD”  po të mos ishin planet për zgjerimin global të Axel Springer, praktika të tilla në vendin e punës mund të kishin vazhduar të toleroheshin.

Një hetim mbi skandalin Reichelt nga një ekip ish-raporterësh të BuzzFeed u ndërpre në minutën e fundit nga punëdhënësi i tyre aktual, Ippen Digital, i cili mohon se e ka ndaluar botimin   për shkak të presionit nga drejtuesit e Axel Springer.

Edhe pas shkarkimit të kryeredaktorit Reichelt, marrëdhëniet e kompanisë Axel Springer do të vazhdojnë të shqyrtohen nga afër.

Në Gjermani, vala tronditëse është shkaktuar jo nga akuzat për abuzim me pushtetin, por nga formulimi i një mesazhi me tekst të botuar nga Neë York Times që ia atribuon Döpfner.

Në mesazh, Döpfner duket se argumenton se Reichelt meritonte mbrojtje të veçantë sepse ai ishte "me të vërtetë gazetari i fundit dhe i vetëm në Gjermani që ende po rebelohej me guxim kundër shtetit të ri autoritar të RDGJ" - një referencë për sistemin politik njëpartiak socialist të Gjermanisë Lindore. “Pothuajse të gjithë të tjerët janë bërë asistentë propagande”, thuhej në mesazhin, të cilin Axel Springer e ka konfirmuar si të vërtetë.

Döpfner, një ish-profesor në Universitetin e Kembrixhit, si dhe president i Federatës së Botuesve të Gazetave Gjermane, e paraqet veten si një intelektual serioz publik, i cili jo thjesht menaxhon një biznes, por jep leksione mbi sfidat e transformimit dixhital dhe rolin e lirisë se medias.

Ndërkohë, Bild, nën redaksinë e kryeredaktorit të shkarkuar Reichelt, iu kthye formës ndarëse të raportimit, duke kundërshtuar kufizimet e qeverisë për Covid-19

Në të ardhmen, Döpfner do të duhet të përballet me pyetjen nëse mentaliteti bunker i Bild është thjesht një kurs editorial strategjik, apo tregues i një filozofie më të gjerë që mbështet perandorinë e tij botuese.

Përshtati në shqip; Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë