Ne rrjet

Davkova e VMRO-DPMNE kryeson me 20% më shumë vota garën presidenciale në Maqedoninë e Veriut ndaj Pendarovskit

Nga Gazeta 'Si'- Në raundin e dytë për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut do të garojnë kandidatja e VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova dhe presidenti aktual, Stevo Pendarovski.

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut kanë votuar 48.46% e elektoratit.

Davkova fitoi 40.10 për qind të votave duke udhëhequr bindshëm garën ndërsa Pendarovski fitoi 19.93 për qind të votave.

Davkova në fjalimin e saj falënderoi qytetarët dhe ekipin për suksesin e arritur në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.

Siç tha ajo, rezultati për të është shumë frymëzues dhe premton realizimin e angazhimeve të premtuara. "Ky rezultat është tepër frymëzues për mua, nuk kam fjalë të shpreh mirënjohjen time. Nuk mendoj se jam e veçantë në shumë gjëra, vetëm e di që atë që premtoj do ta bëj në mënyrën time. Ju siguroj për këtë”, ka thënë Davkova.

Pendarovski: Fillojmë nga zero

Kandidati për president i koalicionit për Ardhmëri Evropiane, presidenti aktual i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pandarovski shkon në raundin e dytë, por me ngecje të dukshme në numrin e votave të fitura kundrejt kandidates së opozitës Davkova. Pendarovski ka deklaruar, se gara vazhdon dhe se që nesër do të fillojë të prezantoj konceptin e tij.

"Fillojmë nga zero, fillojmë nga fillimi dhe në këto 20 ditë do të promovoj konceptin tim në të cilin besoj thellë. Inkurajoj qytetarët të cilët sot nuk dolën në këtë raund të zgjedhjeve, i inkurajoj që të dalin dhe të votojnë më 8 maj, ku pres një jehonë dhe më të madhe të votuesve”, ka deklaruar Pendarovski.

Osmani: Fronti evropian shënoi fitore të thellë

Fronti Evropian nën drejtimin e Bashkimit Demokratik për Integrim garoi me Bujar Osmanin, i cili sipas rezultateve është i treti. Në paraqitjen e tij të parë ai deklaroi, se fitorja e tij kundrejt kandidatit të VLEN-it është shumë e thellë, sipas tij diku mbi 40 mijë vota.

"Kemi shënuar fitore në çdo komunë të vendit Haraçinë, Vrapçishtë, Studeniçanë, Likovë, Bogovinjë, Zhelinë, Gazi Babë, Resnjë, Strugë, Ohër dhe fitore në Tetovë, Saraj, Manastir, fitore në Gostivar, Kumanovë në Çair, gjithandej në Republikë, fitore e thellë e Frontit Evropian”, ka deklaruar Osmani.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë