Lajme

S’ka dorëheqje të Metës, Zëdhënësi: Presidenti di vetëm të mbajë fjalën

Një ditë pasi Presidenti Ilir Meta vlerësoi procesin zgjedhor të 25 prillit dhe kërkoi reflektim nga të gjithë deri në shtator, kur të konstituohet Parlamenti i ri, zëdhënësi i tij nënkupton se rezultati i zgjedhjeve është manipuluar nga Rama.

Zëdhënësi Tedi Blushi shkruan se Meta e mban fjalën e dhënë dhe duke iu referuar deklaratës së bërë prej Presidentit para zgjedhjeve të 25 prillit, kur tha se do të “dorëhiqej nëse Edi Rama fiton 71 mandate në mënyrë të ndershme dhe demokratike”, nënkupton se këto zgjedhje nuk kanë qenë as demokratike dhe as të ndershme.

“Për të gjithë sahanlëpirësit e Bablokut: Presidenti Meta di vetëm TË MBAJË FJALËN! Presidenti Meta e ka bërë të qartë se nëse Edi Rama fiton 71 mandate në mënyrë demokratike do të japë dorëheqje. E gjithë Shqipëria e di si i ka fituar Babloku këto zgjedhje, ndaj qetësohuni: NUK KA DORËHEQJE!”, shkruan Blushi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë