Politike

“Hakerohet” numri i Ilir Metës, Presidenca akuzon qeverinë: Duam hetim ndërkombëtar

Presidenca ka reaguar sërish 4 ditë pas zgjedhjeve të zhvilluar në vendin tonë, ku Partia Socialiste fitoi bindshëm me 74 mandate, ndërsa PD u ndal me 59 mandate e LSI me 4 mandate.

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta me anë të një deklarate për mediat ka njoftuar se numri personal i Presidentit Ilir Meta është keqpërdorur duke u dërguar mesazhe fyese qytetarëve të ndryshëm. Tedi Blushi ka hedhur akuza ndaj Partisë Socialiste duke thënë se janë ata që kanë orkestruar përdorimin e numri zyrtar personal të Ilir Metës për të dërguar këto mesazhe.

“Kanë treguar këto ditë mesazhe fyese dhe kërcënuese në drejtim të qytetarëve, Kanë për autor  të gjithë ata që blenë dhe vodhën mandate dhe tani nuk po i gëzojnë dot. Kërkojmë ndjesë qytetarëve që gjoja kanë marrë mesazhe në emër të Presidentit. Ky është skandal i keqpërdorimit të numrit personal të Presidentit Ilir Meta. Nuk do guxonte askush të bënte akte të tilla. Që mund të vërë në në rrezik serioz akte të tilla edhe vendin.” Tha Blushi.

Këto akte të dëshpëruara, kanë autorësinë e atyre të cilët i blenë dhe i vodhën mandatet e deputetëve më 25 Prill dhe tani nuk po i gëzojnë dot. Për këtë skandal kriminal të keqpërdorimit të numrit të Presidentit të Republikes do kërkohet hetim i menjëhershëm edhe ndërkombëtar, pasi nëse institucionet tona do të ishin funksionale askush nuk do të guxonte të bënte akte të tilla të çmendura dhe të dënueshme ligjërisht, që mund të venë në rrezik serioz edhe sigurinë kombëtare të Republikës së Shqipërisë, vend anëtar i NATO-s. Falenderojmë ish-kryetarin e Bashkisë Berat, z.Petrit Sinaj, ish-kryetarin e Bashkisë Skrapar z.Nesim Spahiu, deputetin Lefter Maliqi, ish-deputeten Silva Caka dhe shumë të tjerë, që na informuan menjëherë. Edhe njëherë ju kërkojmë ndjesë të gjithë qytetarëve për shqetësimet, që u kanë krijuar mesazhe të tilla, që kanë vetëm një përgjegjës: Organizatën Rilindja. Është pikërisht kjo organizatë, që në mënyrë mafioze dhe të paligjshme rrëmbeu të dhënat personale të të gjithë qytetarëve për qëllime survejimi politik elektoral dhe shantazhimi. Kur guxojnë të bëjnë një krim të tillë duke guxuar të fabrikojnë numrin zyrtar të telefonit të Presidentit të Republikës, ç’mund t’u bëjnë këta banditë qytetarëve të thjeshtë? , deklaroi Blushi,


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë