Opinion

Djalli i fshehur nën “lëkurën e femrës”

Është e dhimbshme ta mendosh se një nga zërat më të fuqishëm i mbrojtjes së të drejtave të femrave, Eric Schneiderman, akuzohet për dhunë, abuzim dhe keqtrajtim fizik e psikologjik ndaj të gjitha grave që ishin pjesë e jetës së tij.

Ai dha dorëheqjen të hënën mbrëma nga pozicioni i tij si prokuror i përgjithshëm i shtetit të Nju Jorkut vetëm disa orë pasi mediat amerikane publikuan një artikull të gjatë duke raportuar me detaje mbi mënyrat e panumërta se si ai kishte abuzuar me femrat që e rrethonin, duke filluar nga dhuna brutale, përpjekja për t’i mbytur, degradimi i tyre seksualisht, keqtrajtimi i tyre psikologjik dhe trajtimi si skllave seksuale.

Në shtëpi, me sa duket, Schneiderman ishte një sadist seksual. Në punë, ai ishte një kampion i të drejtave të grave, kishte nisur hetimet kundër “monstrës”se hollivudit, Harvey Ëeinstein, shfaqej në ngjarjet që mbështetin barazinë gjinore, madje kishte shkruar një projektligj për të ndëshkuar burrat që pëfitonin nga pozicioni i punës, nëpërmjet së cilit thuhet se ka ndëshkuar disa prej partnerëve të tij.

Si është e mundur që këto dy personalite të jenë pjesë e njeriu të vetëm? Schneiderman duket se ishte një feminist në dritën e diellit, por sapo binte nata, shndërrohej në një sadist të dhunshëm. Por realiteti mund të jetë më i errët se kaq. Ai arriti të bëhej kaq i fuqishëm falë rolit që mori në politikën feministe, duke e ndërthurur me abuzuesin që flinte brenda tij. Ai duket se ka përdorur barazinë gjinore për të ngjitur shkallët e karrierës së tij, për të bërë për vete femrat që më vonë do të dhunonte dhe për të mbuluar mizoritë e tij.

Sipas “Neë Yorker”, Schneiderman, pinte shumë dhe akuzohet jo vetëm për dhunë fizike, por edhe se i detyronte femrat me të ciilat abuzonte të kequshqeheshin. E intervistuar nga gazeta amerikane, një nga ish të dashurat e tij, Tanya Selvaratnam, tha e si një pjesë e abuzimit seksual, Schneiderman e detyronte ta thërriste atë “padron”, duke iu imponuar kështu se ajo ishte pronë e tij.

Është e pamundur të dihet se çfarë po ndodhte në mendjen e zotit Schneiderman. Por duhet të pyesim veten nëse veprimet e tij ishin të gjitha pjesë e së njëjtës dëshirë patologjike për një lloj fuqie që të bën një imun ndaj pasojave.

Të ushtrosh dhunë barbare ndaj femrave dhe pastaj t’i kërcënosh mos të të denoncojnë, të bindësh institucionet feministe që të të kurorëzojnë si një nga udhëheqësit e tyre më fortë dhe të shfaqesh si një kalorës i bardhë që lufton për të drejtat e grave ndërsa fshehurazi abuzon me çdo femër që të rrethon…duket pothuajse imagjinare apo jo.

Lavdet që mori nga organizatat për mbrojtjen e të drejtave të femrave janë shembulli më i zymtë që ka ardhur nga autoritet amerikane. Feministet nxisin barazitë gjinore në mënyrë që gratë të mund të gëzojnë pavarësi dhe stabilitet ekonomik, por edhe në mënyrë që të jënë të lira ta shijojmë seksin për hir të kënaqësisë.

Por me këta meshkuj që hiqen si feministë, i vetmi destinacion ku mund të arrish është çmenduria. Sigurisht, është mirë të shohësh burrat tek ngrihen në këmbë për të drejtat e grave, por duhet jemi skeptikë kur një mashkull del garant për të gjitha femrat.

A është i gatshëm të heqë dorë nga pushteti që ka dhe ta ndajë me gratë e kualifikuara që e rrethojnë, apo thjesht po e përdor femizimin si urë për tu ngjiitur në majat e karrierës? Nëse akuzat janë të vërteta, atëherë ish prokurori i përgjithshëm i Nju Jorkut nuk është mashkulli i fundit që hiqej si feminist ndërkohë që abuzonte me çdo femër që e rrethonte. Por ai mund të jetë i fundit që mendon se manipulimi i opinionin i publik do ta ndihmojë t’ia hedhë pa u lagur./New York Times/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë