Ka ndodhur

Goditet grupi kriminal i shitjes së kokainës, 3 të arrestuar në Berat

Gazeta Si – Një grup kriminal në Berat është goditur nga polici këtë të martë. Sipas njoftimit, grupi kriminal shiste lëndë narkotike kokainë.

Nga operacioni janë arrestuar tre persona dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë. Është arrestuar 22-vjeçari M.M., 19-vjeçari A.B., dhe është lënë “arrest shtëpie” 17-vjeçari E.M.

Në kërkim është shpallur, 26-vjeçari K.A. dhe 22-vjeçari A.B.

Gjatë periudhës hetimore janë siguruar prova se këta të rinj, të organizuar si grup, siguronin lëndë narkotike kokainë e ndanin në doza dhe më pas e shitnin në qytetin e Dimalit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë