Gazeta Si – Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar dhe bllokuar 73 mln lekë llogari të 6 shoqërive, të dyshuara për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me TVSH” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Këto subjekte dyshohet se kanë qenë pjesë e një skeme të organizuar, ku janë lëshuar dhe përdorur fatura për punime dhe shërbime të pa kryera realisht, me qëllim përfitimin e padrejtë të TVSH-së dhe uljen e detyrimeve fiskale.
Për këtë arsye, u vendos sekuestro preventive dhe bllokim i menjëhershëm i llogarive bankare për disa shoqëri, me vlera të konsiderueshme monetare si më poshtë:
OLT-FLOR” shpk – në vlerën 6,479,834 lekë;
“OLTI-Group” shpk – në vlerën 1,542,834 lekë
“ALBAVIA” shpk – në vlerën 23,056,593 lekë (TVSH + TF);
“Kukës Chrome Minerals” shpk – në vlerën 24,570,607 lekë (TVSH + TF);
“Troci 2005” shpk – në vlerën 10,521,085 lekë (TVSH + TF); dhe
“STANDART” shpk – në vlerën 6,880,483 lekë (TVSH + TF).
Nga analiza financiare rezultoi se vlera e transaksioneve të dyshuara shkon mbi 73 milionë lekë, ndërsa dëmi i mundshëm ndaj buxhetit të shtetit lidhet me mosdeklarimin dhe shmangien e pagesës së tatimeve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje