Gazeta Si – Një aksident ndodhi mëngjesin e kësaj të marte në aksin Hocisht-Gracë të Devollit, ku një automjet doli nga rruga dhe u përmbys duke u përfshirë më pas nga flakët.
Shoferi humbi kontrollin gjatë qarkullimit, ndërkohë që brenda automjetit udhëtonin edhe 2 persona të tjerë.
Si pasojë e aksidentit, tre të rinjtë pësuan lëndime, por fatmirësisht gjendja e tyre paraqitet jashtë rrezikut për jetën.
Pas përmbysjes mjeti u përfshi nga flakët duke rrezikuar të rinjtë, por me ndërhyrjen e kalimtarëve të rastit, 3 personat u nxorrën nga makina.
Në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse të Bashkisë Devoll, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje