Keshilla

Si t’i ndihmoni fëmijët tuaj kur ndjehen të përjashtuar?

Nga Anna Nordberg- Shkopinjtë dhe gurët mund të më thyejnë kockat, por fjalët nuk do të më lëndojnë kurrë. Që fëmijë unë isha shumë skeptik, ndaj kësaj thënie. Gjatë gjithë kohës unë ndjehesha e përjashtuar nga shoqëria ime. Më saktë miqtë e mi më bënin të ndjehesha e tillë. Tashmë ka një sërë hulumtimesh që tani tregojnë se, ndjenja e përjashtimit ndikon në tru njëjtë sa dhimbja fizike. Qeniet njerëzore kanë qenë gjithmonë të varura nga njëra-tjetra për të mbijetuar dhe marrëdhëniet janë thelbësore për mirëqenien tonë. Më shumë se sa arritjet ose suksesi profesional.
Kjo është arsyeja pse në trurin tonë i japim më shuam përparësi, shmangies së konflikteve me personat që duam, sesa të mendojmë për dhimbjet fizike që mund të kemi. Një studim të botuar në gazetën amerikane “Psikologjia Sociale”, tregon se si truri e përpunon procesin e ndjenjës së përjashtimit. Personat që kishin pasur konflikte raportuan se kishin nivele më të ulëta të vetëvlerësimit, kontrollit e të tjera. Pra për një fëmijë që ndjehet i përjashtuar dhe është vazhdimisht i shqetësuar për këtë gjë, është e njëjta dhimbje sikur ta godisnin me shkopinj dhe gurë.
“Shpesh herë i dëgjojmë të tjerët të na thonë kur nuk jemi mirë emocionalisht 'oh mos u shqetëso, kjo nuk është ndonjë gjë e madhe'. Por këtë gjë nuk mund ta kuptojnë fëmijët e vegjël,” shprehet psikologjia Julie King.
Sipas psikologes, edhe prindërit nuk dinë çfarë të bëjnë në këto raste, nuk dinë se çfarë këshillash të japin. Ata mund të tregojnë vetëm eksperiencën e tyre, por edhe kjo gjë duhet të jetë në mënyrë delikat. Përvojat nuk janë gjithmonë një zgjidhje. Pavarësisht gjithçkaje është mirë të stërviteni, në arsyetimin e dhënies së këshillave dhe thjesht të pranoni ndjenjat e fëmijëve. King tregon se togfjalëshi “ou kjo është vërtet shqetësuese” ose “kjo nuk është ajo që prisje nga miku juaj” do t’i ndihmojnë shumë fëmijët të ndjehen sikur ju i kuptoni në ato momente.

Pasi të pranoni ndjenjat e tyre, ju hapni një hapësirë që fëmija juaj të ndajë më shumë rreth asaj që ndodhi, e cila mund të çojë në një diskutim të asaj që mund të bëni në lidhje me problemin. Ose mund të jetë e mjaftueshme vetëm për të shprehur trishtimin e tyre. Ndonjëherë është mirë të lëmë fëmijët të marrin drejtimin.
King rekomandon të prisni derisa fëmija juaj të jetë më i qetë për t’ju dëgjuar dhe kjo do të jetë në varësi të situatës.
“Tregimi i përvojave kur ju jeni ndjerë të përjashtuar, i bën ata të kuptojnë se nuk janë të vetmit që kanë përjetuar një gjë të tillë,” më tha Gregory M. Walton, një profesor psikologjie në universitetin e Stanford.
Sipas tij, një ndër arsyet më të rëndësishme për të folur për ndjenjën e përjashtimit, është sepse fëmijët ndjehen sikur punojnë me të tjerët dhe në moment që ata nuk i shohin si të denjë, vetëbesimi i tyre ulet dhe ndjehen të paaftë. Kështu që është e rëndësishme që prindërit të kenë mendjen në këto gjëra. Një ndër gjërat më themelorë që ju e dini tashmë, është edhe marrëdhënia juaj me fëmijën. Fëmijët kanë nevojë për një marrëdhënie pozitive me ju, që të kenë një marrëdhënie pozitive me të tjerët, ose të dinë se si të menaxhojnë marrëdhëniet me të tjerët. /The Washington Post/
*Anna Nordberg është një shkrimtare në San Francisko.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë