Mendim

Si mund të bëjë revolucion një lëvizje pa udhëheqës?

Pak prej jush do të votonin për një qeveri që premton t'i çojë në luftë, apo që deklaron hapur se është e korruptuar apo e paaftë. E megjithatë, duket se të tillë janë udhëheqësit me të cilët ne përfundojmë. Në momentin që të gjithë premtojnë ndryshimin, por nuk bëjnë asgjë për të shëruar varfërinë apo pabarazitë sociale, njerëzve të zakonshëm nuk u mbetet gjë tjetër veçse të marrin vetë në dorë fatet e tyre.

Jelekverdhët dhe pranvera Arabe janë dy ngjarjet më të jashtëzakonshme të shekullit të 21. Pse? Sepse ishin të vetmet lëvizje kur njerëzit e zakonshëm morën pushtetin dhe detyruan politikën të ndryshonte kurs. Ndryshe nga çdo revoltë tjetër, ata nuk drejtoheshin nga askush, nga asnjë parti politike apo grup aktivistësh. Udhëheqësi i tyre i vetëm ishte dëshpërimi, varfëria dhe zhgënjimi me njerëzit që kanë kapur pushtetin. Dhe siç e ka treguar historia, një turmë e dëshpëruar mund të shndërrohet në protagonisten e shembjes së një sistemi. Ajo që u druhen më së shumti elitat dhe liderët janë pikërisht lëvizjet pa drejtues, pasi janë të vetmet që nuk mund të kontrollohen.

Shteti, institucioni që ka dominuar politikën dhe diplomacinë globale për dy shekuj, nuk mund të plotësojë më nevojat e qytetarëve”. Ky është përfundimi i zymtë i një ish-diplomati të lartë britanik, i cili e la Ministrinë e Jashtme pas vendimit të Londrës për të pushtuar Irakun dhe që atëherë ka punuar me qeveritë e vendeve në zhvillim që janë duke u përpjekur të mbrojnë veten në arenën e egër botërore. Nëpërmjet një libri sa të guximshëm aq edhe të frikshëm, ai shpjegon sesi lëvizjet pa udhëheqës mund të marrin pushtetin dhe të mposhtin elitat politike.


Jelekverdhët ne Paris

Sipas tij të githë ne kemi kaluar shumë kohë duke u përpjekur të "bashkëpunojmë me sistemin" politik, pa kuptuar se vetë sistemi është problemi. Efekti më i rrezikshëm i sistemit nuk është dështimi i tij por se në emër të të cilit duhet të funksionon. Është pikëirisht shitja e vlerave politike e demokratike dhe vlera e tyre nga ana e korporatave, të cilat luajnë shpesh me fatet e njerëzve të zakonshëm ajo që krijon lëvizjet e pavarura.

Lëvizjet pa udhëheqës në botën arabe u ngritën kundër korrupsionit dhe padrejtësive, ndërsa jelekverdhët në perëndim po mundohen të luftojnë pabarazitë në shoqëritë tona, Sipas tij, njerëzit e thjesht që bashkon kundër padrejtësive janë një antidoti i vetëm ndaj krizave aktuale globale.

Në librin e tij, Ross thotë se nuk kemi nevojë për një formë tjetër të qeverisjes, por heqjen e gjithë sistemit qeveris, që kështu ne, njerëzit e zakonshëm, të mund të fillojmë të bëjmë punën dhe jo t’u kërkojmë të tjerëve ta bëjnë për ne.

Një sistem që bazohet në rregullin 'ju diskutoni, por ne vendosim' nuk na ccon askund”, shkruan ai. Arsyeja pse lëvizjet pa udhëheq janë gjithmonë të suksesshme është është turma ajo që diskuton dhe ajo që vendos”.

Ish-diplomati Carne Ross

Si një mbështetës i filozofia anarkiste, ish-diplomati shpjegon se historia ka treguar se nuk është e vërtetë se "lufta e të gjithëve kundër të gjithëve" shuan lëvizjet pa udhëheqës.

Sipas tij, në kohë të vështira njerëzit mësojnë të bashkëpunojnë dhe ndajnë. Rasti më i mirë ishin pasojat e 11 shtatorit dhe uraganit Katrina, ku në të dyja rastet, reagimi spontan i publikut është humanitar dhe bashkëpunues.

Nëpërmjet kërij libri të jashtëzakonshëm, Carne Ross ka bërë një kritikë sa të ftohtë edhe aq idealiste të gjendjes së politikës globale dhe përçarjes gjithnjë e më e thellë mes njerëzve në pushtet dhe të varfërve. Një nga pikat e forta të këtij librit është se ai kërkon zgjidhje për të gjitha krizat sociale, dukë u kërkuar njerëzve të bashkohen kundër padrejtësive. Sipas tij, njerëzit e thjeshtë nuk e kuptojnë fuqinë kanë. Ata janë të frikësuar se shembja e jë sistemi që vendos rregullat do të shënojë fillimin i kaosit. Sipas tij, lëvizjet pa udhëheqës janë një formë e re e të angazhimit politik, që huazojnë nga e djathta të drejtën e ndërmarrjeve individuale dhe lirinë e shprehjes, dhe nga e majta ndjenjën solidariteti ndaj komunitetit. Sipas tij, këto lëvizje janë të vetmet që mund të ndihmojnë qytetarët për të rifituar kontrollin e vendimeve që ndikojnë në jetën e tyre.

“Përcaktoni prioritetet që ndikojnë në jetën tuaj dhe ndiqni ato; identifikoni kush ka marrë paratë dhe kush ka marrë armë” (me fjalë të tjera, ku qëndron pushteti); bëni çka mundeni kur mundeni, pra mos prisni nga qeveria dhe ndihmoni sa herë të mundi një familje varfër”, shkruan Ross duke u dhënë këtyre lëvizjeve disa udhëzime për të cuar deri në fund kauzat e tyre.

Pranvera Arabe

Shembulli më ndriçues që sjell Ross është eksperimenti i kryer në Porto Alegre. Në vitin 1989 qyteti brazilian ishte një nga qytetet me pabarazitë më të mëdha sociale në Amerikën Latine. Por gjithçka ndryshoi kur qytetarët filluan t’i bashkoheshin debateve rreth prioriteteve të shpenzimeve lokale. Rreth 50,000 nga 1,5 milion qytetarët e qytetin merrnin rregullisht pjesë në këto mbledhje. Gradualisht numri i shkollave u katërfishua, pabarazitë u shuan dhe sistemet e kanalizimit të ujit u rindërtuan nga e para.

Mesazhi i tij ndaj elitës është se nëse ata nuk dëgjojnë dhe veprojnë në kohë për të adresuar shqetësimet e njerzve të thjeshte, ata do të përballen me pasojat: “Sa më pak njerëz të kenë kontroll mbi punët e tyre, aq më të pandjeshëm bëhen elitat për të ardhmen e tyre”, shkruan ai.

Sipas tij, sistemet politike dhe ekonomike po na dështojnë, dhe është koha që qytetarët të krijojnë ndryshime , si individualisht ashtu edhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë