Trend

Si po përhap TikTok mite të gabuara të kulturës së dietës

Një studim i ri ka zbuluar se ekspertët e TikTok pothuajse gjithmonë japin këshilla të gabuara në lidhje me dietat.

Ekspertët thonë se pavarësisht miteve popullore, të dobësohesh dhe më pas të qëndrosh i dobët është çështje vullneti.

Hulumtimet kanë treguar për dekada se humbja e peshës afatgjatë është shumë e vështirë dhe është thjeshtë një mit fakti se të jesh i shëndetshëm do të thotë të kesh një trup të hollë. Mite të tilla e kanë tejmbushur TikTok-un.

Një studim i kohëve të fundit në revistën mjekësore PLOS One zbuloi se TikTok po shpërndan lajme që nuk janë të vërteta në lidhje me dietat dhe të jetuarit shëndetshëm.

Në studim, studiuesit nga Universiteti i Vermontit, Marisa Minadeo dhe Lizzy Pope, analizuan disa nga përmbajtjet më të njohura të TikTok. Ata gjetën 10 hashtag të njohura për ushqimin dhe peshën që secili kishte mbi 1 miliard shikime, dhe më pas brenda atyre grupeve shkarkuan një mijë video të TikTok të cilat u analizuan dhe kategorizoheshin bazuar në atë se sa diskutuan mbi ushqimin, humbjen e peshës dhe të tjera tema të ngjashme shëndetësore.

"Shumica e postimeve u krijuan nga vajza adoleshente që nuk kishin asnjë bazë shkencore në atë që thonin.

Ato e manifestonin humbjen e peshës si diçka të shëndetshme dhe sipas tyre, një njeri i dobët është një njeri i shëndetshëm.

Ato gjithashtu e promovojnë humbjen e peshës si një mjet për të arritur statusin më të lartë, flasin për disa mënyra të këqija të ushqyerit ndërsa inkurajojnë të tjerët dhe bullizojnë njerëzit që nuk dobësohen.

Ndërsa shumë supozime të kulturës së dietës mund të duken si të vërteta, kërkimet shëndetësore kanë zbuluar se menaxhimi i peshës dhe të qenit i dobët nuk janë automatikisht thelbësore për shëndetin. Në vend të kësaj, trupat kanë një spektër të gjerë të formave dhe madhësive natyrore, me hulumtime që tregojnë se njerëzit e të gjitha madhësive trupore mund të jenë fizikisht dhe mendërisht të shëndetshëm nëse ndjekin këshillat e duhura të ushqyerjes dhe stërvitjes.

Autorët vunë në dukje gjithashtu se, megjithëse kishte video të panumërta që ofronin këshilla për ushqimin, një numër i vogël erdhi nga ekspertë të licensuar në diet dhe shëndet.

“Nga të gjitha videot, 1.4% u krijuan nga dietologë të regjistruar”, thekson studimi.

"Përdoruesit pa njohuri profesionale po ndajnë këshilla ushqimore që mund të jenë të pasakta, dhe shpesh për qëllime të humbjes së peshës. Këto lloj videosh ka të ngjarë të përhapen dhe të inkurajojnë ndërhyrje të dëmshme diete te një audiencë vulnerabël”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë