Analize

Si po kthehet Serbia në super-fuqinë ushtarake të Ballkanit!

Ndërkohë që Shqipëria ka çuar pothuajse në zero investimet dhe importet për modernizmin e ushtrisë, Serbia është duke shndërruar në super-fuqinë e re ushtarake të Ballkanit Perëndimor, duke blerë armatime jo vetëm nga Rusia por edhe Kina dhe Arabia Saudite.

Megjithatë, ekspertët ngrenë alarmin se rritja e fuqisë ushtarake të forcave serbe mund çojë drejt një garë të rrezikshme armatimesh në rajon. Ambiciet e Serbisë për të ruajtur neutralitetin, duke modernizuar forcat e saj të armatosura dhe duke rritur importet e armëve, mund të riformësojnë qëndrimin e Serbisë, jo vetëm në rajon, por edhe në një farë mase përballë Perëndimit dhe Lindja.

Industria serbe e mbrojtjes po rritet dhe po modernizohet dita-ditës, ndërkohë që Beogradi ndërton muskujt e tij ushtarak falë bashkëpunim me Rusinë.

Beogradi po modernizon ushtrinë duke blere tanke, avionë, helikptore dhe një sistem për mbrojtjen e zonës së tij ajrore.

Ushtria serbe

Industria serbe e mbrojtjes gjeneron mbi 500 milionë euro në vit, të ardhura të konsiderueshme për Serbinë. Ajo përbëhet nga rreth 200 kompani dhe institute kërkimore dhe punëson mbi 10,000 njerëz. Beogradi prodhon të gjitha llojet e armëve, me përjashtim të armatimit të lartë, siç janë aviacioni supersonik, raketat me rreze të gjatë dhe anijet e marinës.

Kohët e fundit, Serbia ka ndryshuar edhe rregulloret e industrisë së mbrojtjes, duke lejuar investitorët e huaj të posedojnë deri në 49 për qind të ndërmarrjeve të tilla. Një fluks i konsiderueshëm i parave të gatshme nga ndërmarrjet shtetërore të armëve shkon direkt në buxhetin e shtetit.

Këto të ardhura janë bërë më të dukshme në vitet e fundit, duke pasur parasysh rritjen e konflikteve të armatosura anembanë globit. Megjithatë, ekspertët shprehen se në qoftë se Serbia dëshiron të pozicionojë veten si një tregtare me të vërtetë të rëndësishme të armëve, industria e mbrojtjes duhet të ketë më shumë akses ndaj teknologjisë së lartë.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe Presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik 

Edhe pse ka mbajtur statusin e saj ushtarak neutral që nga viti 2007, Serbia nuk ka ndaluar bashkëpunimin e gjerë me Moskën si dhe me NATO dhe BE, duke u përfshirë në stërvitje të mëdha ushtarake dhe misionet paqeruajtëse jashtë vendit. Në fakt, kur bëhet fjalë për ushtrime dhe misione, ushtria serbe bashkëpunon më intensivisht me vendet anëtare të NATO-s dhe të BE-së sesa Rusia. Por përtej kësaj, NATO-ja dhe sidomos SHBA-ja perceptohen gjerësisht si një partner i padëshirueshëm në Serbi pasi shumica e serbëve e shohin Rusinë si aleatin e tyre më të madh.

Pavarësisht bisedimeve rreth ndërmarrjeve të mundshme të përbashkëta me Rusinë, duke përfshirë modernizimin e tankeve të vjetra dhe automjeteve të blinduara për ushtrinë, këto projekte të rëndësishme nuk janë realizuar ende.

Rusia për momenti mund t’i ofrojë Serbisë vetëm asistencë teknologjike. Nuk janë të paktë ekspertët që pyesin përse Rusia duhet të ndihmojë Serbinë në rindërtimin e industrisë të armëve. Sipas tyre, kjo ndoshta mund të jetë vetëm një pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë, Beograd-Moskë për çështje të rëndësishme gjeopolitike.

Ushtria serbe

Serbia po thith gjithashtu edhe investimet ushtarake kineze, që mund t’i ofrojmë jo vetëm përparimet teknologjike, por gjithashtu edhe një mundësi për të eksportuar në tregun e madh kinez. Ajo ka rritur po ashtu edhe bashkëpunimin ushtarak me vendet arabe.

Forcat e armatosura serbe aktualisht mbështeten tek armët e vjetra sovjetikëve, këshu që Beogradi ka urgjentisht ka nevojë për blerje të reja për të përmirësuar armatimin e saj. Aktualisht Serbia po shqyrton një marrëveshje mbi bashkëpunimin ushtarak-teknik me Rusinë.

Në përputhje me këtë marrëveshje, Serbia do të marrë 10 avionë të vjetër luftëtarë MiG-29, disa të dhuruara nga Bjellorusia, 30 tanke beteje T-72C dhe 30 automjete të blinduara BRDM-2, MI-17, helikopterë MI-35, dhe aeroplanë transporti Antonov An- 26. Këto armatime janë duke u blerë për çmime shumë të volitshme edhe pse kostot për modernizimin e pritet të jenë të larta.

Mediat serbe flasin edhe për blerjet e mbrojtjes ajrore nga Rusia, siç është sistemi i famshëm S-300, i projektuar për të siguruar më mirë hapësirën ajrore serbe dhe për të kufizuar kërcënimet e mundshme. Këto blerje ushtarake mbështeten fuqimisht nga politikanët më nacionalistë anti-perëndimorë., të cilët duan të “shndërrojnë” Serbinë në super-fuqinë ushtarake të Ballkanit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë