Lajme

Historike/ Kosova me ushtri. Betohet Haradinaj: Duam paqe

Kuvendi i Kosovës miratoi ligjin që bën të mundur transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri. Krijimi i ushtrisë u miratua me 106 vota pro dhe asnjë kundër.
Transformimi i tërësishëm i FSK-së në ushtri është një proces që mund të zgjasë 7-10 vite.

Forca e Sigurisë së Kosovës e cila do të vazhdojë me emrin e njëjtë, pritet të ketë 5 mijë trupa aktiv dhe 3 mijë rezervë të armatosur lehtë.   

Autoritetet në Kosovë pohojnë se krijimi i ushtrisë do të jetë një proces që do të zgjasë 10 vjet dhe nuk do të zëvendësojë forcat e NATO-s që vazhdojnë të kenë rreth pesë mijë trupa, disa qindra prej të cilëve janë amerikanë. NATO-ja u vendos në Kosovë në vitin 1999 në përfundim të ndërhyrjes së saj ajrore për t’u dhënë fund mizorive të forcave serbe në Kosovë.
Por, hapi i parë nis nga kjo e premte, kur në rendin e ditës së seancës plenare në Kosovë do të jenë pikërisht shqyrtimi i pr.ligjit për Ministrinë e Mbrojtjes; shqyrtimi i pr.ligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës; si dhe shqyrtimi i pr.ligjit për shërbimin në FSK.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nëpërmjet një statusi në “Facebook”, ka deklaruar se ushtria e Kosovës do të jetë përherë aty ku mbrohet jeta, dinjiteti dhe integriteti i njeriut.
“Edhe pak çaste na ndajnë nga votimi historik për krijimin e Ushtrisë së Kosovës. Sot, kur ne po vendosim në vend një të drejtë të natyrshme, zotohemi të shikojmë përpara në paqe, me të gjithë ata që jetojnë me ne, në shtëpinë tonë të përbashkët. Me synimin që të jemi pjesë e paktit të NATO-s, ushtria jonë do të jetë përherë aty ku mbrohet jeta, dinjiteti dhe integriteti i njeriut. Aty ku përkasim, përgjithmonë!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1001034210020993?__xts__[0]=68.ARAX111zvgZ0FmA9hy46Yme-WS0Mu1pjsGcrwIFODmAVY9Y2WLiEQW8bKytcxlX0be888EwUwVa36TGggPk1h03Dnsfa5-3km7Gl58a-73xjfUJLk1XLAWxTyxS0ofv_AALxaE8aGfBhjGJoBuj4lU9Yw8ANNkQcbkGJiVfUu_Y0uX3IxxCPdtycklVth3Xi7f_mmM8fe09X-nBoM0naCMQKr8_m1WxS6XdALAgz4_vCuXLexPv4Rrty1eYi4KFGZNEMotw02ostbDyYlmLLWOpD6bma39XF6gsvTjnygLe2CPRh6H2jAaoGfLNRIf_w2a2oPsSS8_fcK3gFNciACKWyWw&__tn__=-R

Presidenti Meta ka përshëndetur ende pa u miratuar në tërësi të tria projektligjet për transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur.
“Vendimi historik i krijimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës dëshmon qartë që Kosova është e aftë të marrë përgjegjësi të reja në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe për të kontribuar vendosmërisht për paqen, stabilitetin e rajonit dhe fqinjësinë e mirë. Fryma euroatlantike qëndron në themel të këtij ndryshimi historik”, shkruan kreu i shtetit në “Facebook”.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/photos/a.1479540228758912/2043873018992294/?type=3&theater


Kryeministri Edi Rama, lidhur me vendimin historik të Kuvendit të Kosovës për krijimin e Ushtrisë ka zgjedhur që të urojë përmes një fotoje ku shfaqet presidenti Hashim Thaçi, i veshur me uniformë ushtarake.

https://www.facebook.com/edirama.al/photos/a.10151850199621523/10156308766986523/?type=3&theater


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka cilësuar krijimin e ushtrisë ngjarjen e dytë historike pas pavarësisë.
“Pas Pavarësisë, ngjarja e dytë e përmasave kombëtare dhe historike. Me ushtrinë e saj, Kosova do të jetë më e sigurtë, rajoni më në paqe, kombi shqiptar i integruar dhe më i fortë. Nderim të rënëve për liri, mirënjohje miqve të mëdhenj që na mbështetën!”, shkruan Basha në “Twitter”.

https://twitter.com/lulzimbasha_al/status/1073514786862837760


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë