Ne rrjet

Si po e transformon hashtag politikën botërore

Simboli “#” (hashtag) është një organizator social, i cili u shfaq në mënyrë spontane dhe dinamike si rezultat i përdoruesve të rrjeteve sociale, i cili ka treguar një fuqi shoqërorë që më parë nuk e kishim kuptuar.
Nga trendi i modës deri tek ngjarjet globale, hashtag (#) është bërë simbol i spikatur nga shumë përdorues të rrjeteve sociale. Një dekadë më parë ka shënuar një simbol numerik pa ndonjë rëndësi të veçantë ose atribuim, ndërsa tani përdoret për thirrje mbi çështje të mëdha politike dhe shoqërore.

Hashtag është si një simbol që ka organizuar shoqërinë, i cili u shfaq në mënyrë spontane dhe dinamike nga mënyra që është përdorur. Fillesat e këtij simboli ishin që në 2006, kur ekspertët e Twiterit e përdorën si një mjet organizimi për të dhëna dhe informacione të ndryshme. Një mjet i indeksimit për grupimin e njerëzve në aspektin politik kulturor. Hashtag shpejt u kthye në një linjë për shumë ngjarje të rëndësishme në histori.    

Kapja e një spektri të gjerë të preokupimeve të publikut bëri që hashtag të lejojë shfaqjen efikase të llojeve të caktuara të komuniteteve që formohen për të i’u përgjigjur shpejt ngjarjeve të veçanta dhe çështjeve aktuale.
Në 2015, hashtagu #RefugeesWelcome bëri të famshëm, politikanët të cilët ushtronin presion mbi qeveritë evropiane për të pranuar azilkërkuesit e Sirisë dhe përqendruan vëmendjen e gjithë botës në gjendjen e refugjatëve që përpiqeshin të kryenin udhëtime të rrezikshme në Mesdhe.

Gjithashtu hashtagu #EthnicCleansing i cili tregonte mbështetjen e myslimanëve për njëri-tjetrin në vitin 2016 mundësoi që shumë njerëz t’i bënin thirrje OKB- të hetonte raportet e dhunës dhe abuzimeve e supozuara nga myslimanët. Ndërkohë që edhe lëvizja #MeToo bashkoi shumë gra të cilat treguan abuzime seksuale dhe nxiti diskutime rreth diskriminimit gjinor dhe ngacmimeve seksuale në vendin e punës.

#Refugees Welcome

Përdoruesit e rrjeteve sociale, gjatë gjithë kohës tregojnë veprimtarinë e aktivizimit social nëpërmjet hashtagut, duke shkaktuar një rishqyrtim themelor të detyrave dhe detyrimeve për të gjithë qytetarët kudo në botë.
Përhapja numerike e "#" është cilësuar nga të gjithë si një metrikë definitive e suksesit kur është fjala për rritjen e ndërgjegjësimit.

Duke pasur parasysh se, në nivel global, 335 milionë përdorues Twitter shkëmbejnë 500 milionë mesazhe në ditë, potenciali është i madh. Kostoja e ulët e kësaj pjesëmarrje, ka krijuar mundësi për një ndërveprim dypalësh ndërmjet qytetarëve dhe qeverive të tyre. Kjo do të thotë që aktorët qeveritarë dhe joqeveritarë u nënshtrohen një shqyrtimi shumë më të madh dhe kërkesat publike për llogaridhënie dhe transparencë duhet të përmbushen me efikasitet.   

Ky simbol tani nuk mund të sfidojë vetëm monopolin tradicional të qeverisë për kontrollin e informacionit, por edhe i bën thirrje shoqërisë për të rishikuar dhe marrë në pyetje mbi shumë themele në të cilat mbështetet.

Dhe kështu, simboli "#" është mjaft i fuqishëm për të depërtuar në rrjetet sociale dhe për të nisur fushatat bazë kundër qeveritarëve, por jo vetëm.
Vendet demokratike, ndryshe nga shtetet autoritare, nuk mund të përdorin rregullisht pezullime periodike të shërbimeve online dhe konfliktet mbi politikën mund të bëhen shpejt të rëndësishme, si ato që janë parë gjatë viteve të fundit në rrugët e Parisit apo Pragës. Hashtag është tani një simbol i përhapur i fjalës së lirë dhe ka revolucionarizuar aktivitetin politik në mënyra të reja dhe të thella.

Levizja #Me Too

Ana e errët e hashtagut
Megjithatë, hashtag gjithashtu ka mangësitë e veta. Mund të përdoret me shkathtësi dhe strategji për të abuzuar, përkeqësuar ndarjet shoqërore dhe për të lehtësuar përhapjen e #FakeNews.
335 milionë njerëz në Twitter, një miliard Instagram, 2.2 miliardë Facebook dhe 1.5 miliard përdorues të WhatsApp, kanë potencialin për të krijuar një fushatë virtuale që shkatërron reputacionin e çdo individi në pak orë.

Pra, nëse hashtag mund të përdoret për të mirë, ai gjithashtu mund t’i krijojë shumë probleme secilit prej nesh. Fuqia e informacionit është dyfishuar çdo 18 muaj që nga vitet 1960. Një iPhone 5 mesatar tani ka një memorie 64GB, e cila përkthehet në 1.073.741.824 herë energji kompjuterike. Kjo është një statistikë e vlefshme që tregon se secili prej nesh e ka të lehtë të veprojë me anë të fuqisë së shpërndarjes së informacionit.
Nga ajo që kemi parë kohët e fundit përdorimi i këtij simboli do vazhdojë të sjellë ndryshime të mëdha, e vetmja gjë që na mbetet është të shpresojmë të përdoret për qëllimet e duhura./The Independent/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë