Analize

Si po “blen” Serbia me vaksina mosnjohjen e Pavarësisë së Kosovës

Serbia po përpiqet prej muajsh të rrisë prestigjin dhe ndikimin  duke dhuruar vaksina në vendet e huaja. Më 30 gusht, ministri i jashtëm serb Nikola Selaković i tha shtypit serb se ditët e fundit, vetëm në Afrikë, Serbia dhuroi më shumë se 200,000 doza vaksinash kundër Covid-19.

Serbia po i përdor vaksinat për të forcuar marrëdhëniet me vendet në nevojë në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Azi për të ndjekur interesat e saj të politikës së jashtme. Mediat në Beograd shkrujanë se në shkëmbim të vaksinave, qeveria serbe po u kërkon këtyre vendeve të mo njohin pavarësinë e Kosovës.

Serbia ka luksin të ndjekë një politikë të tillë, pasi ka blerë vaksina nga Perëndimi, Rusia dhe Kina. Nga të gjitha vaksinat e blera nga qeveria serbe, më e disponueshmja është vaksina kineze, Sinopharm Sipas qeverisë serbe, Beogradi ka marrë 4.2 milion doza vaksine nga Pekini deri më tani. Serbia nënshkroi një marrëveshje me Kinën për ndërtimin e një fabrike të prodhimit të vaksinave Sinopharm në Serbi, dhe prodhimi i vaksinës ruse Sputnik V në Serbi filloi në qershor.

Megjithatë, sasitë e mëdha të vaksinave Sinopharm i sigurojnë Serbisë një tepricë vaksinash. Kjo krijon një mundësi që Serbia të dhurojë vaksina për të rritur ndikimin politik në Afrikë dhe Lindje e Mesme.

Në fillim të vitit 2021, Serbia ndoqi këtë strategji në Ballkan duke dhuruar vaksina Sputnik V, Pfizer dhe AstraZeneca fqinjëve të saj në Bosnjë dhe Hercegovinë Mali i Zi, Maqedoninë Veriut dhe duke lejuar shtetas të huaj të vinin në Serbi për vaksinim.

Tani, Serbia është më ambicioze pasi i ka përqendruar përpjekjet e saj në vendet e Lindjes së Mesme, Afrikës dhe Azisë, të gjithë anëtarë të Lëvizjes së Paangazhuar, një organizatë ku ish Jugosllavia ishte një nga vendet kryesore.

Njeriu që kryeson këtë fushatë të re ka qenë ministri i jashtëm serb Nikola Selaković.

Libanit, Serbia dhuroi 40,000 vaksina ruse. Afrika është destinacioni i ardhshëm i Selakoviqit. Zimbabve, Serbia dhuroi 30,000 doza vaksine, dhe Beogradi gjithashtu planifikon të dhurojë 65 ton produkte ushqimore.

Lista vazhdon. Selakoviç i dhuroi vaksina Zambisë (50,000 doza), Angolës (50,000 doza) dhe Namibisë (30,000 doza).

Diplomacia serbe e vaksinave shkon edhe në Azi. Në një bisedë telefonike me homologun e tij vietnamez Bui Thanh Son, Selakoviç premtoi donacione për vaksina në Vietnam. Serbia gjithashtu planifikon t'i dhurojë 50,000 doza vaksinash Iranit dhe 40,000 doza Tunizisë.

Arsyeja e kësaj fushate diplomatike është alfa dhe omega e politikës së jashtme serbe, Kosova. Vendeve që u janë dhuruar vaskinat kanë qenë ato që nuk e kanë njohur Kosovën e pavarur.

Vitin e kaluar me përfshirjen e administratës së Donald Trump, Serbia dhe Kosova arritën një marrëveshje sipas së cilës Kosova ra dakord të ngrinte fushatën e lobimit për t’u anëtarësuar në institucionet ndërkombëtare. Serbia bëri të njëjtën gjë në lidhje me fushatën e saj për t'i detyruar vendet e tjera të heqin pavarësinë e Kosovës. Ky moratorium po përfundon dhe Serbia pret që Kosova të rifillojë fushatën e saj për njohje.

Përmes diplomacisë së vaksinave, Serbia përpiqet të rimarrë disa nga tregjet që humbi me rënien e Jugosllavisë.

Nën ndikimin e Donald Trump, Serbia ra dakord të cilësojë Hezbollahunsi një organizatë terroriste. Në Prill 2021, Selakoviç vizitoi Teheranin për t’u siguruar që Irani nuk planifikon të njohë Kosovën.

Në këtë atmosferë, dhurimet e vaksinave si për Iranin ashtu edhe për Libanin, ku Hezbollahu është një lojtar kryesor politik, janë një mënyrë për të siguruar që qeveria e tyre të mos e njohë Kosovën.

Administrata e Biden pret që Serbia të njohë Kosovën e pavarur dhe po shqetësohet gjithnjë e më shumë për partneritetin e Beogradit me Moskën dhe Pekinin. Përmes diplomacisë së vaksinave, Beogradi po bën miq të rinj,duke sfiduar Perëndimin duke treguar se nuk është i izoluar dhe se ka miq në vende të largëta.

Por padyshim, diplomacia globale e vaksinave që Serbia ka ndjekur kohët e fundit mund të ketë qenë një ndërmarrje tepër ambicioze për një vend të vogël si Serbia.

Sa do t'i paguajë Beogradit? Kjo mbetet për tu parë. Një gjë është e sigurt. Qeverisë serbe nuk i mungon guximi apo inovacioni në ndjekjen e interesave të saj./Eu Observer/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë