Njerez

Si e ndryshoi Kreta rrjedhën e Luftës së Dytë Botërore

Lufta e Dytë Botërore la pasoja në të gjithë botën. Në disa vende la të internuar, në shtete të tjera la rrënoja dhe tek shumë njerëz la kujtimet e një bote të rrethuar nga armë, gjak dhe të vrarë. Politika e ndjekur asokohe paraqitet edhe sot në mendimet e historianëve dhe të arkeologeve në mbarë botën. Të gjithë tregojnë se si ishulli i vogël i Kretës u kthye në një ndër vendet që do mbante mbi supe barra të mëdha historike. Përgjatë një udhëtimi, gazetaria Jessica Bateman ka treguar një histori të panjohur të Kretës gjatë periudhës së dytë botërore. Ajo u shoqërua në ekspeditën e saj e saj nëpër ishull nga arkeologu Stelios Tripalitakis, i njohur për ekspedita e tij shumë-mujore në kërkim të relikeve të mbetura të luftës. Gjatë gjithë jetës së tij Trpalitakis ka rendur mbas “thesarit të Kretës”, siç e quan ai, duke i kushtuar orë të tëra kërkimit të relikeve ushtarake të lënë pas nga nazistët. Gjatë dy dekadave të fundit 35 vjeçari ka arritur të grumbullojë një koleksion prej më shumë se 40,000 objektesh duke e shndërruar dhomën e tij në një muze të improvizuar nga vetë ai.“70 trupa gjermanë u gjetën të vrarë në fshatrat e ishullit. Edhe pse trupat e tyre u transferuan në një varrezë zyrtare në fshatin e Malmës në vitin 1960,  shumë sende personale si helmeta ose thika mbetën mbrapa.

Stelios Tripalitakis ia ka kushtuar jetën e tij gjetjes së relikeve ushtarake të mbetura pas Luftës së Dytë Botërore në Kretë

Kjo tokë mund të jetë pastruar nga fermerët kohët e fundit por unë arrij të gjej çdo ditë diçka të re”, rrëfen Tripalikatis.Ashtu siç edhe kemi mësuar nga historia, Kreta është një vend i specifikuar nga strategjikët e luftës. Ky ishull ka ndezur pushtime të shumta nga venedikasit, osmanët por edhe nga nazistët. Pozicioni gjeografik e bën këtë ishull një nga fushëbetejat e shumë luftërave të ndodhura. Në librat historik thuhet se në maj të vitit 1941 ushtria gjermane sulmoi ishullin  me anë të sulmeve ajrore dhe duke përdorur forcat e avionëve dhe të parashutës. Banorët e Kretës u bashkuan me 40.000 trupa britanike, greke e australiane, për të mbrojtur ishullin por pas një lufte të vazhdueshme tetë ditore, Kreta ra në duart e gjermanëve. 

Koleksioni i Tripalitakis përfshin më shumë se 40,000 objekte ushtarake 

Tripalitakis tregon se: Duke u ndjerë të braktisur nga bota, grekët dolën nga shtëpitë e tyre dhe vazhduan të sfidonin forcat e Hitlerit duke përdorur çdo lloj armatimi që kishin. Ishte hera e parë që gjermanët ishin hasur në kundërshtim kaq të fortë nga një popullsi lokale. Rezistenca e Kretës është cilësuar si një nga faktorët që çuan në vonesën fatale të pushtimit te Bashkimit Sovjetik nga nazistët. Edhe pse gjatë gjithë kohës përsëriteshin sulmet nga nazistët mbi fshatrat dhe komunitetet lokale, rezistenca e Kretës mbeti aktive derisa gjermanët u dorzëuan në vitin 1945. “Sipas tij, kjo periudhë ka formësuar identitetin e Kretës, ku edhe fshatrat e vegjël përmbajnë një memorial ku shkruhet se Kreta gjithmonë është çliruar nga vetë banorët dhe gjithkush ka luftuar për lirinë e tij”.Interesimi i arkeologut ardhur që nga fëmijëria, pasi në qytetin e tij të lindjes në atë kohë tregoheshin histori të ndryshme që rrëfenin për rezistencën e ishullit të Kretës.

.Gjithashtu nga historia ai kishte mësuar se populli i Kretës nuk kishte shumë materiale. Ata punonin për të ndërtuar shtëpitë e tyre me gjithçka që mund të gjenin. Gardhet i kishin ndërtuar me fuçitë e pushkëve, çatitë e shtëpive nga pjesët e avionëve dhe hangaret për ushqimin e kafshëve nga helmetat e ushtarëve. “Disa zbulime shkaktojnë emocione më të fuqishme se sa të tjerat. Kam gjetur trupin e një ushtari të Zelandës së Re, tetë vjet më parë. Unë mendoj se ai ishte varrosur nga koleget në një varr të cekët.Ndonëse mund do të ishte një tronditëse për shumicën e njerëzve, unë ndjeva kënaqësi,sepse e dija që do të prehej në vendin që i përkiste” rrëfen arkeologu grek. Gjatë udhëtimit të tij, Tripalitakis ka pasur shpenzime marramendëse.

Stelios Tripalitakis

Duke nisur nga karburanti që arrin vlerën e 50.000 eurove e duke vazhduar me tej me blerjen e sendeve historike nga koleksionistët e tjerë me vlerë 30.000 euro. “ Pasioni im është ndoshta pak i shtrenjtë dhe ka testuar shpesh herë durimin e familjarëve të mi, por unë nuk do të ndalem këtu. Qëllimi im është të siguroj një depo të madhe dhe ta kthej atë në një muze historik. Ne nuk mund të lejojmë që njerëzit të harrojnë historinë. Unë do ta mbaj gjallë nëpërmjet këtyre objekteve” -tha ai./BBC/ 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë