Ka ndodhur

Aksident tragjik në Lezhë, makina përplas për vdekje 50-vjeçarin

Gazeta Si – Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori është regjistruar mbrëmjen e së hënës, 3 gusht, në aksin rrugor Lezhë-Milot.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur një këmbësor rreth 50 vjeç, i cili ka humbur jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë për veprimet procedurale. Testi i alkoolit rezultoi negativ.

Dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e kalimit të menjëhershëm të rrugës nga këmbësori.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë