Histori

Si do të jetë mbretërimi për Charles-in e Tretë, për dy të tjerët ka qenë e vështirë

Pak pas vdekjes së mbretëreshës Elizabeth, një njoftim nga pallati tha se pasardhësi i saj, djali i madh, Charles, do të ishte tani King Charles i tretë. Ai foli për herë të parë, si monark, të premten, duke pasuar betimin e nënës së tij, për t’i shërbyer vendin dhe për mbajtur “në zemër parimet kushtetuese të kombit”.

Ka pasur disa spekulime ndor vite se Charles mund të zgjedhë një tjetër emër, sipas BBC-së ai mund të zgjidhte Charles, Philip, Arthur ose George.

Dy monarkët e parë me emrin Charles kanë pasur një kohë të vështirë.

Njëri e gjeti veten në një luftë civile dhe iu pre koka; tjetri e kaloi dekadën e parë të mbretërimit të tij në azil.

Charles i parë u lind në Skoci, më 1600, i dyti i mbreti dhe mbretëreshës së Skocisë. Kur Elizabeta e dytë vdiq më 1603, babai i Charles mori fronin dhe u bë mbreti James i parë. Charles u rrit në privilegj dhe pasuri, por nuk e pati të lehtë. Ai sëmurej shpesh, kishte probleme me të folurën dhe belbëzonte. Ai ishte i lënë në hije nga vëllai i tij i madh.

Por kur vëllai i madh vdiq nga një sëmundje, Charles, ende një djalë u bë i pari pasues i fronit. Ai ishte në mes të 20-ave kur babai vdiq  dhe ai u bë mbret.

Babai i tij kishte pasur prej vitesh probleme me parlamentin dhe kjo vazhdoi edhe me mbretërinë e Charles, sidomos kur ai u martua me një katolike. Puritanët. Spanja. Para. Irlandë.
Deri në vitin 1642, Parlamenti e kishte dëbuar mbretin nga Londra dhe Anglia hyri në luftë civile.

Në fund, mbretit iu pre koka. Gjatë rrugës për ekzekutimin e tij në një ditë të ftohtë janari në 1649, ai kërkoi një këmishë shtesë. Sipas historianit Charles Carlton, ai nuk donte të dridhej nga të ftohtit dhe që dëshmitarët të mendonin se po dridhej nga frika.

Charlesi i dytë ishte 18 vjeç dhe në mërgim kur i ati u vra. Skocia e deklaroi atë mbret, por parlamenti shkriu mbretërinë dhe e deklaroi Anglinë republikë.

Për dekadën e ardhshme, ai mund të shikonte vetëm nga distanca teksa puritani Oliver Cromwell pushtoi republikën, duke u bërë në thelb një diktator dhe duke ndaluar çdo gjë argëtuese: teatër, sport, ditë festash, grim, sharje. Ai madje i ndaloi Krishtlindjet. Kishte vërtet një luftë në Krishtlindje. Ajo u bë nga të krishterët.

Fundi i karuselit

Pasi Cromwell vdiq në 1658, djali i tij u përpoq të merrte frenat, por të gjithë ishin të lodhur nga kjo. Parlamenti e ftoi mbretin Charles II përsëri në fron në ditëlindjen e tij të 30-të. Sigurisht, ai që kishte inate, Charles u sigurua që kushdo që nënshkroi urdhër-vdekjen e babait të tij të ekzekutohej; edhe trupi i Cromwell u gërmua dhe iu pre koka.

Mbreti Charles II mbikëqyri Restaurimin, një periudhë e përcaktuar nga komedia e çuditshme, rrobat seksi dhe shthurja e përgjithshme post-puritane. Megjithatë, mbreti kishte ende disa kohë të vështira - ishte Murtaja e Madhe e 1665-ës, Zjarri i Madh i Londrës në 1666 dhe Parlamenti vazhdoi ta shqetësonte dhe ta shtrëngonte atë ashtu siç kishte për të atin dhe gjyshin e tij.

Si do të jetë për mbretin Charles III? Vetëm koha do ta tregojë, por gjasat janë që nuk do të përfundojë me një prerje koke./WashingtonPost


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë