Ekonomi

Shqiptarët, populli më i pashpresë për aktualitetin në rajonin e Europës Juglindore

Shqiptarët janë populli më pesimist për situatën e tyre aktuale mes vendeve të Europës Juglindore.

Indeksi i Vrojtimit të Mendimit të Publikut në Ballkan (BPSI) i projektuar fillimisht për të monitoruar ndryshimet për situatën aktuale dhe parashikimet për të ardhmen, i cili është llogaritur si pjesë e Barometrit të Ballkanit rezulton për Shqipërinë për 2019 me një tablo të përkeqësuar nga një vit më parë.

Shqipëria ka shënuar rezultatin më të ulët këtë vit, 30 gjatë anketimit të Indeksit të Vrojtimit të Mendimit të Publikut në Ballkan, duke rënë me 7 pikë krahasuar me vitin e kaluar duke reflektuar një pakënaqësi në rritje ndaj zhvillimeve të tanishme socio-ekonomike. E ndjekur nga Bosnja, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Serbia.

Punësimi, ekonomia dhe korrupsioni mbeten përsëri çështjet që shqetësojnë më së shumti shqiptarët, por edhe qytetarët e vendeve të tjera të EJL-së.

“Shqetësimet mbi papunësinë janë ulur me kalimin e kohës, me përmirësimin e gjendjes së përgjithshme ekonomike që nga viti 2015, megjithëse me një normë të pabarabartë”- citon raporti.

Kurse ikja e trurit është një problem në të gjithë rajonin, me përjashtim të Kosovës ku liberalizimi i vizave me vendet e Shengenit (kur të ndodhë) pritet të ulë papunësinë dhe të rrisë shqetësimet në lidhje me emigracionin. Me punë relativisht të lirë dhe qasje të lehtë në tregun europian të uritur të punës, papunësia ka gjasa të ulet më tej në vitet e ardhshme, duke ngritur ankthet mbi emigracionin e kualifikuar.

Ndërsa ka një riorganizim të zonave të investimeve me prioritet krahasuar me vitet e kaluara, megjithatë besimi i përgjithshëm i qytetarëve nuk ka ndryshuar shumë. Shqetësimet e përgjithshme rreth zhvillimit ekonomik kanë çuar përsëri zhvillimin industrial në krye të listës, por me një rënie të vogël krahasuar me vitin 2017.

Raporti vlerëson investimet në infrastrukturë, zhvillimin e ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla dhe të bujqësisë. Raporti shpreh shqetësimin për mungesën e zhvillimit të shkencës dhe të teknologjisë.

Megjithatë, duke parë trendin e pesë viteve të fundit, të dy indekset janë përmirësuar vit pas viti në nivelin rajonal të vendeve të Europës Juglindore. Indeksi i pritshmërive është mbi 50 në të gjitha ekonomitë, (në Shqipëri 56), me përjashtim të Bosnjës dhe Hercegovinës (36), për të dytin vit. Indeksi për situatën aktuale vazhdon të paraqesë një tablo më pak optimiste dhe indeksi i përgjithshëm është më i lartë në të gjitha vendet e Europës Juglindore.

Indeksi i Vrojtimit të Mendimit të Publikut në Ballkan për gjendjen aktuale rritet me një ritëm të papërfillshëm, citon raporti. Besimi për mirëqënien e të intervistuarve shqiptarë ka njohur një kthesë negative, ndërsa Serbia ka parë një rritje të kënaqshme në krahasim me vitin 2017.

Republika e Maqedonisë Veriore ka parë një rënie të konsiderueshme në indeksin e përgjithshëm krahasimisht me të gjashtë ekonomitë e anketuara.
Shumica e të anketuarve presin që të mos shohin ndonjë ndryshim në perspektivën e ekonomive familjare apo ekonomisë kombëtare gjatë dymbëdhjetë muajve të ardhshëm edhe pse optimistët i tejkalojnë pesimistët.

Perceptimet për sigurinë në të gjithë rajonin kanë mbetur pothuajse të pandryshuara që nga viti i kaluar.
Ashtu si në ciklet e mëparshme të Barometrit të Ballkanit, Indeksi i Vrojtimit të Mendimit të Publikut në Ballkan përbëhet nga pesë pyetje:

  1. Sa të kënaqur jeni me mënyrën se si gjërat po shkojnë në shoqërinë tuaj? (përgjigja: Shkalla 5 pikë)
  2. Sa të kënaqur jeni me gjendjen financiare të familjes suaj? (përgjigje: Shkalla 5 pikë)
  3. Sa të kënaqur jeni me gjendjen ekonomike të shoqërisë suaj? (përgjigje: Shkalla 5 pikë)
  4. Cilat janë pritshmëritë tuaja për vitin e ardhshëm? A mendoni se në 12 muaj situata juaj do të jetë më e mirë, më e keqe apo e njëjta?
  5. Cilat janë pritshmëritë tuaja për ekonominë kombëtare? A mendoni se në 12 muaj, gjendja e ekonomisë do të jetë më e mirë, më e keqe apo e njëjtë?

Indeksi i Vrojtimit të Mendimit të Publikut në Ballkan përfaqëson një masë të gjendjes aktuale dhe pritshmërive për të ardhmen në lidhje me gjendjen e përgjithshme dhe ekonomike në shoqëri, si dhe situatën e individëve që marrin pjesë në studim. Është një tregues që ndihmon në monitorimin e ndryshimeve me kalimin e kohës në nivelin rajonal, si dhe në nivelin e ekonomive individuale.

Indeksi është ndërtuar me një përgjigje në pesë shkallë për Q1 - Q3, si vijon: Jam plotësisht i pakënaqur - 0 pikë, më së shumti jam i pakënaqur - 25 pikë, as i kënaqur e as i pakënaqur - 50 pikë; Më së shumti jam i kënaqur - 75 pikë, jam plotësisht i kënaqur - 100 pikë. Përgjigjet për Q4 dhe Q5 shënohen si më poshtë: më mirë - 100 pikë, më keq - 0 pikë, e njëjta - 50 pikë. Pasi përgjigjet të përsëriten, vlera mesatare llogaritet për të gjithë rajonin e Europës Juglindore (SEE), si dhe për secilën ekonomi veç e veç. Vlerat e indeksit shprehen në një shkallë nga 0 në 100.

Indkesi ndahet më tej përgjatë dy nën-indekseve, Indeksi për situatën aktuale dhe Indeksi në lidhje me pritshmëritë, me qëllim të monitorimit e ndjeshmërisë dhe besimit të popullsisë, si dhe pritshmëritë e tyre për të ardhmen. Vlera e Indkesit të ndjeshmërisë (besimit) 2018 në nivel rajonal ka shënuar një rritje të lehtë gjatë vitit të kaluar (44 në 2018 krahasuar me 42 në vitin 2017) dhe është ende nën mesataren. Indeksi në lidhje me pritshmërinë tradicionalisht tregon një shkallë më të lartë optimizmi për të ardhmen në krahasim me vlerësimin për gjendjen aktuale. Ky trend vazhdon, dhe indeksi i pritshmërisë është shumë më i lartë (53) sesa indeksi për situatën aktuale (38).

Shifrat e mësipërme ilustrojnë vlerat e të tre indekseve për pesë edicionet e anketës së Baometrit të Ballkanit të kryer deri më tani. Kënaqësia e përgjithshme në mesin e popullatës së rajonit të Europës Juglindore vazhdoi rritjen e saj në 2018 (35/37/41/42/44). Megjithëse rritja gjatë dy viteve të fundit ka qenë vetëm me dy pikë, në përgjithësi ka shënuar një rritje të shëndetshme me 9 pikë që nga viti 2014.

Ndjenja negative për të tashmen në radhët e qytetarëve është mjaft e dukshme në të gjithë Barometrin Ballkanik - si gjatë vëzhgimeve publike tek individët dhe tek bizneset kanë shënuar ndryshime të konsiderueshme negative në Shqipëri dhe në Republikën e Maqedonisë Veriore.

Indeksi i Vrojtimit të Mendimit të Publikut në Ballkan për aktualitetin në Kosovën ka njohur rritje me 5 pikë krahasuar me 2018, kurse prtishmëritë për të ardhmen kanë ndryshuar në vetëm me 1 pikë krahasuar me vitin e kaluar. Kjo tregon se optimizmi fillestar në Kosovë i regjistruar në edicionet e mëparshme të Barometrit të Ballkanit po zëvendësohet nga një këndvështrim më realist.

Mali i Zi nuk ka parë pothuajse asnjë ndryshim në indekset e Vrojtimit të Mendimit të Publikut në Ballkan dhe ka mbetur ekonomia më pak e paqëndrueshme në rajon.
Bosnja dhe Hercegovina ka mbajtur pozicionin e saj tashmë tradicional, më të zymtë në rajon me rezultatet më të ulta si për indeksin e gjendjes aktuale (34), ashtu edhe për indeksin e pritshmërive (36).

Pyetjes se a janë të kënaqur me gjendjen aktuale apo jo 19% e të anketuarve raportojnë një shkallë të kënaqësisë (krahasuar me 14% në 2017), ndërsa ende më shumë se gjysma mbeten të pakënaqur me mënyrën se si gjërat po shkojnë në ekonominë e tyre (54%, krahasuar me 56% në vitin 2017). Me 69% të të anketuarëve të pakënaqur (nga 54% në vitin 2017) Shqipëria ka shënuar një rritje të ndjeshme të ndjenjave negative. Republika e Maqedonisë Veriore po ashtu me 60% (nga 43% në vitin 2017).

Nga ana tjetër, Mali i Zi dhe Serbia kanë përqindjen më të lartë të përgjigjeve pozitive respektivisht, 38% dhe 25%. Duke parë ekonomitë individuale, Serbia ka shënuar një rritje të dukshme në kënaqësinë e të anketuarve në krahasim me vitin 2017, kur vetëm 14% e të anketuarve e cilësuan veten si pozitivë për gjendjen e ekonomisë së tyre.
Në të njëjtën kohë, Republika e Maqedonisë Veriore ka shënuar një rënie prej 17 pikë përqindjeje në lumturinë e përgjithshme, rënien më të lartë të regjistruar në gjashtë ekonomitë e anketuara.

Të anketuarit mbeten kryesisht të pakënaqur me financat e tyre familjare (29% janë të lumtur kundrejt 42% të cilët nuk janë), edhe pse ka një përmirësim në rritje në këtë drejtim (rezultatet për vitin 2017 ishin përkatësisht 27% dhe 44%).
Në Bosnje dhe Herzegovinë dhe Shqipëri, më shumë se gjysma e të gjithë të anketuarve janë të pakënaqur me financat familjare (përkatësisht 51% dhe 55%), ndërsa rënia më e lartë e të anketuarve është përsëri në Republikën e Maqedonisë Veriore (deri në 27% nga 38% të anketuarve të lumtur në vitin 2017).

Anketimi për ekonomitë individuale, si në vitin 2017, të anketuarit në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Shqipëri janë më së paku të kënaqur me gjendjen e sigurisë. Në anën tjetër, Serbia (39%) ka kapërcyer Malin e Zi (36%). Për shkak të perceptimit dominant negativ në pjesën më të madhe të rajonit në lidhje me ekonominë individuale, dhe për një periudhë kohore, mund të nevojitet një ekzaminim më i hollësishëm i shkaqeve themelore për të identifikuar dhe trajtuar çështjet kritike të sigurisë në një mënyrë më strukturore.
Ekziston njëfarë optimizmi në lidhje me perspektivat e situatës financiare të të anketuarve në lidhje me 12 muajt e ardhshëm me gati një të tretën. Shumica e të anketuarve nuk parashikojnë ndryshime në financat e tyre në të ardhmen e afërt (46%), ndërsa pesimistët përbëjnë rreth 21%. Krahasuar me vitin 2017, ndryshimi në perceptime është pozitiv, por praktikisht i parëndësishëm nga pikëpamja statistikore (29%, 45% dhe 22%, përkatësisht).
Kosova (43%), Serbia (34%) dhe Shqipëria (33%) janë tri ekonomitë më pozitive në drejtim të parashikimit për përmirësim të financave personale.

Papunësia është renditur si një shqetësim kryesor nga shumica e të anketuarve.
Rezultatet për të anketuarit në Kosovë tregojnë se papunësia është në një masë shumë më të lartë se mesatarja rajonale, me rreth 74%, Shqipëria 66%. Serbia dhe Republika e Maqedonisë Veriore vërejnë shqetësimet më të pakta në këtë drejtim, (49% dhe 51%).
Serbia dhe Republika e Maqedonisë Veriore vërejnë një nivel në rritje të ankthit në lidhje me ikjen e trurit (21% dhe 16%). Kjo, të paktën pjesërisht, mund t'i atribuohet rrogave relativisht të ulëta në të dyja ekonomitë, duke shpënë punën e kualifikuar për të kërkuar mundësi gjetkë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë