Biznes

Shqipëria vendi i fundit për lehtësimin e tregtisë dhe digjitalizimit

Indeksi i Lehtësimit të Qëndrueshëm dhe Digjital të Tregtisë e rendit Shqipërinë të parafundit në Rajon dhe Europë për treguesit e lehtësimit të tregtisë dhe digjitalizimit me normën 52%, për viti 2021.

E fundit është Bosnjë Hercegovina me një normë prej rreth 45%.

Nga raporti i fundit nga viti i shkuar, Shqipëria nuk ka bërë hapa në elementët e transparencës dhe formalitetit, por ka avancim në tregtinë pa letra. E përkeqësuar është gjendja në tregtintë pa letra ndërkufitare, njësoj si marrëveshjet institucionale dhe ato të bashkëpunimit.

Raporti për Lehtësimin e Qëndrueshëm dhe Digjital të Tregtisë është publikuar nga Komisioni Europian dhe përcakton se sipas rajoneve apo edhe fqinjëve, indeksi ndryshon. Europa Juglindore ka një indeks prej 63% nga 100%, duke u renditur rajoni më i dobët në këtë aspekt.

Në Ballkan, kryeson Maqedonia e Veriut me 78%, ndjekur nga Serbia me 71%, Mali i Zi me 70% dhe më pas Shqipëria e Bosnja.

Në vend të parë të të gjithë listës është Holanda me normën pothuajse 100%, ndjekur nga Belgjika, Kanadaja dhe SHBA-ja. Treguesi më problematikë për të gjitha vendet që është dhe në normën më të ulët është ai mbi marrëveshjet institucionale dhe bashkëpunimin.

Tre zona si Kaukazet dhe Turqia, Azia Qendrore dhe Europa Juglindore, shfaqin dallime të mëdha në normat e zbatimit ndërmjet vendeve në grup. Në Kaukaz dhe Turqi, norma varion nga 62% në Azerbajxhan, në 86% në Turqi. Në Azinë Qendrore, norma varion nga 50% në Taxhikistan,  në 72% në Kazakistan. Në Europën Juglindore Norma gjithashtu varion, nga 52% në Shqipëri, në 82% në Maqedoninë e Veriut”- thuhet në raport.

Të dhënat e nxjerra në raportin e UNECE janë të mbledhura përmes anketimeve. “Qëllimi i Anketës Globale të Kombeve të Bashkuara mbi tregtinë digjitale dhe e qëndrueshme është të vlerësojë progresin në zbatimin e masave për lehtësimin e tregtisë dhe në këtë mënyrë të ndihmojnë në identifikimin e politikave, ligjore, procedurale, rregullatorë dhe mangësitë teknike që ndikojnë në zbatimin e masave të tilla.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë