Rend dhe Ligj

Shpërthen nga lënda plasëse makina në Krujë, pronari një i dënuar për drogë

Një automjet ka shpërthyer sot në fshatin Zallë të Krujës, pasi i është vendosur lëndë plasese. Automjeti është në pronësi të shtetasit Lirim Tali, i cili rezulton të jetë një i dënuar për drogë, aktualisht në arrest shtëpie.

Makina e Talit ka qenë e parkuar afër shtëpisë së tij kur ndodhi shpërthimi. Grupi hetimor ka nisur punën për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Rreth orës 19:20, në fshatin Zallë të Krujës, në automjetin në pronësi të shtetasit L. T., që ishte i parkuar pranë banesës së tij, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse dhe për pasojë automjeti është dëmtuar pjesërisht.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Sqarojmë se pronari i mjetit, shtetasi L. T., është person me precedent të mëparshëm penal në fushën e trafikimit të narkotikëve, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, - shkruhet në njoftimin zyrtar të policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë