Ne rrjet

Shkupi: Sinjalet për hapjen e negociatave, të zymta

Ashtu si në Tiranë, ku perspektiva e hapjes së negociatave me BE-në është e turbullt edhe për shkak të mungesës së sinjaleve nga qeveria, edhe Shkupi duket se nuk është më optimist.

Maqedonia e Veriut ka “sulmuar” dje Bashkimin Europian duke thënë se edhe pas marrëveshjesh se Prespës, qëndrimi i BE-së për hapjen e negociatave nuk është pozitiv.

“Pa perspektivën e anëtarësimit në NATO-, marrëveshja për ndryshimin e emrit të Maqedonisë se Veriut me Greqinë nuk do të ishte arritur kurrë sepse BE-ja nuk na ka ofruar sigurinë për rrugën drejt integrimit”, deklaroi zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Mbrojtjes i Maqedonisë Veriore, Radmila Šekerinska.

Duke folur në një konferencë të Fondit Marshall në Bruksel, Sekerinska, aleatja e ngushtë e kryeministrit Zoran Zaev, la të kuptohet se nuk mund të parashikohej nëse BE-ja do të hapte negociatat me Shkupin, pavarësisht arritjes së marrëveshjes për ndryshimin e emrit.

"Dobësia e madhe gjatë negociatave vitin e kaluar ishte se nuk mund të parashikonim se si do t'i përgjigjej BE-ja marrëveshjes së Prespës dhe nëse kjo do të ishte një arsye mjaftueshëm e fortë për anëtarësimin e Shkupit”, tha ajo.

Në vizitën e tij të parë në Shqipëri, kryeministri maqedonas, Zoran Zaev ka dërguar një mesazh të fortë si për BE-në ashtu edhe për opozitën shqiptar, duke theksuar se përparësia më e madhe e vendit tonë në këto momente është integrimi europian.

Ai bëri thirrje Bashkimit Europian të hapte negociatat me Shkupin dhe Tiranën, duke theksuar se priste zhvillime pozite nga Brukseli zyrtar. Si ai, ashtu edhe kryeministri Edi Rama deklaruan se kabinetet e tyre kanë përmbushur të gjitha kërkesat, duke përfshirë reformat e gjyqësorit dhe ato të administratës publike.

Të gjitha vendet e BE-së, përveç Hungarisë, përshëndetën publikisht marrëveshjen e Prespës. Megjithatë, sipas Sekerinska, asgjë nuk ka ndryshuar. Edhe pse Shkupi u ftua menjëherë për t'u bërë anëtari i 30-të i NATO-s, BE-ja nuk ka dihet nëse do ta përmbushë premtimin e saj për të filluar negociatat për anëtarësimin në BE në qershor.

Për shumë ekpertë, vendimi mbi Maqedoninë e Veriut ka do të jetë i lidhur në mënyrë të drejtëpërdrejtë me vendimin për hapjen e negociatave edhe me Shqipërinë.

Pavarësisht përpjekjeve të vendeve si Gjermania, një grup vendesh si Franca, Hollanda dhe Danimarka, kanë hezituar të japin “dritën jeshile” për hapjen e negociatave me Shkupin dhe Tiranën vitin e kaluar. Nën presionin e këtyre vendeve, Komisioni ka shtyrë vendimin për negociatat pas zgjedhjeve europiane.

"Po të mos kishte qenë për anëtarësimin në NATO, marrëveshja e Prespës do të kishte dështuar për shkak të kësaj mungesës së përspektivës nga ana e BE-së", tha Sekerinska.

"Kjo është arsyeja pse, kur analizojmë zgjedhjet e vështira në rajonin tonë, e dimë se nuk na pret një rrugë e lehtë, pasi anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE nuk do të mbështetet vetëm tek marrëveshja me Greqinë”, deklaroi ajo.

Nga ana tjetër, mësohet se edje qeveria e greke po lobon tek partnerët e saj në BE për të hapur negociatat e BE për Maqedoninë e Veriut në qershor, edhe pse nuk dihet nëse po lobon edhe për Shqipërinë.

Ministri i Jashtëm grek Giorgos Katrougalos tha të hënën se Shkupi tashmë kishte arritur së bashku me Marrëveshjen e Prespës, "reforma të rëndësishme për krimin e organizuar dhe reformën e shërbimit civil”, deklaroi ai. “Tani është radha e Bashkimi Europian”.

I pyetur se cilat janë perspektivat për hapjen e negociatave me Tiranën dhe Shkupin në qershor, ai u përgjigj: "Ka disa shqetësime legjitime, duke marrë parasysh debatet e brendshme në BE. Ne kemi një përplasje idesh rreth asaj se çfarë lloj Evrope ne duam ".

"Por ne mendojmë se pikërisht për këtë arsye, sepse Maqedonia e Veriut ka përqafuar idenë e një shoqëri e hapura dhe zgjidhjen e problemeve përmes dialogut, Athina duhet të inkurajojë pranimin e Shkupit," shtoi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë