Kuriozitete

Shkopinj ‘elektrikë’ që e bëjnë ushqimin të duket më të kripur

Shkopinj që krijojnë artificialisht shijen e kripës janë zhvilluar nga studiuesit japonezë. Ata po përpiqen të ulin nivelin e kripës në ushqim. Shkopinjtë funksionojnë duke përdorur stimulim elektrik. është si një mini-kompjuter që mbahet në kyçin e dorës.

"Pajisja transmeton jonet e natriumit nga ushqimi, përmes shkopinjve, në gojë ku ato krijojnë një ndjenjë kripësie"- thotë Homei Miyashita, një profesor në Universitetin Meiji në Tokio. Laboratori i tij bashkëpunoi me prodhuesin e ushqimit dhe pijeve Kirin për të zhvilluar pajisjen. Ekipi tha se do të përpunonte prototipin dhe shpresonte t'i bënte shkopinj të disponueshëm vitin e ardhshëm.

Shkopinj elektrikë që stimulojnë kripën. Marrë nga The Guardian

“Shkopinjtë përdorin "energji elektrike shumë të dobët, që nuk ndikon në trupin e njeriut. Kjo për të rregulluar funksionin e joneve të tilla si kloruri i natriumit dhe glutamati i natriumit për të ndryshuar perceptimin e shijes duke e bërë ushqimin të duket me shije më të fortë ose më të dobët", tha studiuesi i Kirin, Ai Sato në një deklaratë.

Miyashita dhe Kirin thanë se testet klinike te njerëzit që ndjekin një dietë me kripë të ulët kishin konfirmuar se pajisja rrit shijen e kripur të ushqimit me pak natrium me rreth 1.5 herë. Ata thanë se pjesëmarrësit që iu dha supë me kripë të reduktuar kishin komentuar mbi përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm.

Konsumimi i lartë e kripës mund të kontribuojë në presionin e lartë të gjakut, që është shkaku i problemeve në zemër dhe goditjeve në tru.

"Për të parandaluar këto sëmundje, ne duhet të reduktojmë sasinë e kripës që marrim. Nëse përpiqemi të shmangim marrjen e më pak kripës në një mënyrë konvencionale. Do të duhet të durojmë dhimbjen e heqjes së ushqimit tonë të preferuar nga dieta jonë, ose të durojmë të hamë ushqim të butë," tha studiuesi i Kirin, Ai Sato.

Laboratori i Miyashita-s po eksploron mënyra të tjera në të cilat teknologjia mund të përdoret për të përfshirë shqisat.
Burimi: The Guardian/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë