Shendet

Kripa e ‘fshehtë’ në paracetamol rrit rrezikun për sëmundjet e zemrës

Njerëzit mund të marrin një sasi të tepërt të paractamolit pa e ditur. Kripa e cila përdoret si një përbërës “i fshehur” në disa lloje të paracetamolit mund të çojë në rrezik më të madh të sëmundjeve të zemrës, sipas një studimi të ri.
Akademikët nga Universitetit Qendror Jugor në Changsha, Kinë paralajmëruan se njerëzit shpesh marrin ilaçe të tretshme për qetësimin e dhimbjeve pa e ditur se ato përmbajnë natrium, të cilin prodhuesit e përfshijnë për të ndihmuar tabletat të shpërbëhen më lehtë në ujë.
Nirus nga kjo ekspertët shëndetësore shkruajnë se për çdo paketim që mban natrium, duhet të lëshojnë një paralajmërim shëndetësor në paketimin e tyre.
Profesori Chao Zeng, i Universitetit Qendror Jugor në Changsha, Kinë, i cili udhëhoqi studimin, mendon se mjekët duhet të përshkruajnë gjithmonë versione pa kripë të ilaçit për të minimizuar rreziqet.
"Njerëzit duhet t'i kushtojnë vëmendje jo vetëm marrjes së kripës në ushqimin e tyre, por gjithashtu të mos anashkalojnë marrjen e kripës nga ilaçet e tyre. Rezultatet e studimit tregojnë rishikimin e profilit të sigurisë dhe paracetamolit të tretshëm," tha ai.

Studimi, i cili është publikuar në Gazetën Evropiane të Zemrës , u bazua në një analizë të të dhënave të mbledhura nga 790 operacione të përgjithshme në Britani, midis vitit 2000 dhe 2017.Studiuesit shikuan një grup prej 300,000 pacientësh të moshës 60-90 vjeç, gjysma e të cilëve kishin presion të lartë të gjakut. Disa morën paracetamol me përmbajtje natriumi, ndërsa pjesa tjetër jo. Midis grupit me presion të lartë të gjakut, rreziku i zhvillimit të problemeve të zemrës ose goditjeve në tru ishte 5.6 për qind për ata që morën paracetamol me kripë për një vit dhe 4.6 për qind për ata që morën ilaçe pa natrium.
Ekipi ndërkombëtar i studiuesve zbuloi gjithashtu se mundësia e vdekjes në periudhën e ndjekjes ishte më e madhe për ata që merrnin paracetamol me përmbajtje natriumi.
Duke komentuar studimin, dy akademikë nga Instituti George për Shëndetin Global të Australisë thanë se rreziqet e paraqitura nga një ilaç i tillë po rriten.
“Ka nevojë urgjente për mbrojtjen e konsumatorëve ndaj këtyre rreziqeve. Strategjia më e besueshme dhe më efektive ka të ngjarë të jetë etiketimi i detyrueshëm i të gjitha medikamenteve që përmbajnë sasi të konsiderueshme natriumi me një etiketë paralajmëruese përpara paketës”, shpjeguan ata.
Megjithatë, profesori Nilesh Samani, drejtori mjekësor i Fondacionit Britanik të Zemrës, tha se studimi ishte i kufizuar sepse nuk përmbante të dhëna se sa kripë konsumonin njerëzit përmes dietave të tyre.
Burimi: The Indpeendent/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë