Një kuzhinier italian në Brisbane të Australisë, Davide Tamburella, u pushua nga puna pasi refuzoi të përgatiste pica me proshutë dhe ananas, duke e konsideruar këtë kombinim një fyerje për kulturën italiane.
Ngjarja ndodhi në restorantin “La Costa”, tashmë i mbyllur, ku shefi i kuzhinës kundërshtoi urdhrin e drejtuesve për të përgatitur këtë lloj pice për një event. Sipas tij, udhëzimet që cenonin kulturën e tij nuk duhej të zbatoheshin.
Ky ishte rasti i tretë në katër vitet e fundit që Tamburella refuzonte të përdorte ananas në picë. Megjithatë, drejtuesit e restorantit kishin ngritur edhe shqetësime të tjera për sjelljen dhe komunikimin e tij në vendin e punës.
Pas pushimit nga puna, kuzhinieri iu drejtua Komisionit Australian për Punë të Drejta, duke pretenduar se ishte larguar padrejtësisht. Por kërkesa e tij u rrëzua, pasi ishte paraqitur jashtë afatit ligjor.
Ironikisht, restoranti ndodhej në Queensland, shteti që prodhon të gjithë ananasin e kultivuar për qëllime tregtare në Australi.
Sipas BBC-së, Tamburella aktualisht punon në një tjetër restorant në Brisbane, ku ananasi nuk figuron në menu.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje