Politike

SHBA për 5G: Kujdes me kinezët, disa gjëra në Shqipëri nuk janë për t’u shitur

Thirrja e Ambasadës Amerikanë në Tiranë që Shqipëria të ketë kujdes në implementimin e  rrjetit 5G  e posaçërisht nga kinezët e Huawei, u interpretua në disa media shqiptare si një ndërhyrje për shkaqe konkurrence  e cila është e dukshme edhe në tregun ndërkombëtar. Por në një postim të dytë Ambasada në Tiranë e cilësoi këtë gazetari “shkel e shko dhe çorientuese, që synon të shtrembërojë politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rrjetin 5G, por thekson se nuk e ndryshon të vërtetën”.
Ambasada e SHBA-së sqaron se qasja e saj nuk lidhet me konkurrencën që vjen nga Kina  por me çështje të sigurisë që janë mjaft të rëndësishme dhe mjaft të mprehta. Për të plotësuar argumentet Ambasada hodhi një tjetër postim në faqen e  saj zyrtare në Facebook ku afishohej deklarata e datës 28 tetor të së ngarkuarës me punë, Leyla Moses-Ones në Konferencën “Politika e Sh.B.A. në Ballkanin Perëndimor” gjatë të cilës  ajo u shpreh : “Dhe, për sa i përket vendndodhjes gjeostrategjike, ju e dini se revolucioni 5G po vjen: ndërlidhja e rrjeteve 4G të Shqipërisë së shpejti do të përmirësohet; ndërlidhja e vendit të saj gjeostrategjik në hartë është e rëndësishme sepse ka vende si Kina që do të dëshironin të kapnin mënyrën e jetesës digjitale të Ballkanit Perëndimor për të thithur informacione prej tyre dhe asfiksuar rrjetet e aleatëve të Sh.B.A-së. Shqipëria tashmë po bën gjënë e duhur duke ushtruar vigjilencë në mbrojtje të rrjeteve të saj. Edhe një herë, disa gjëra në Shqipëri thjesht nuk janë për shitje”.

https://www.facebook.com/usembassytirana/photos/a.446371155837/10156795844305838/?type=3&theater

Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë