Politike

Huawei: S’do të jemi me 5G në Shqipëri

Deklaratat e Ambasadës Amerikane në Tiranë në lidhje me kujdesin që duhet të tregojë Shqipëria për implementimin e rrjetit 5G përmes kompanisë kineze Huawei, nuk kanë lënë indiferente vetë kompaninë.

Huawei Albania bën me dije se kompania nuk ka bërë asnjë pilotim apo testim 5G në Shqipëri deri tani, dhe gjithashtu nuk ka ndonjë kontratë ose angazhim për të zhvilluar 5G në vendin tonë.

"Huawei, citon deklarata, është shumë i vetëdijshëm për rëndësinë e sigurisë në internet, dhe ne ndajmë shqetësimet për këtë siguri në Shqipëri".

Pasi klientët e Huawei blejnë pajisjet, sqaron kompania, ata kontrollojnë të gjitha aspektet e hyrjes në rrjet, përfshirë sigurinë e sistemeve të tij dhe të dhënat e përdoruesit.

Huawei siguron publikun se është një kompani private në pronësi të plotë të punonjësve të saj dhe ka një strukturë të përcaktuar qartë të pronësisë dhe qeverisjes.
Asnjë agjenci qeveritare ose ndonjë organizatë e jashtme, thotë kompania, nuk ka ndonjë aksion në Huawei ose kontrollon Huawei në çfarëdo mënyre.

"Gjatë tre dekadave të fundit, Huawei u ka shërbyer tre miliardë njerëzve në të gjithë botën, sipas saj, pa ndonjë incident të konsiderueshëm dhe nuk ka prova se nuk mund të na besohet për të siguruar produkte të sigurta telekomunikacioni", thuhet në deklaratë.

Asnjë shitës tjetër, thotë kompania, nuk mund të pretendojë këtë nivel suksesi në sigurinë në internet dhe kjo është arsyeja pse Huawei është besuar nga kompanitë kryesore europiane.
Midis 60 kontratave 5G të Huawei, 31 prej tyre janë nga Europa.

Ambasada e SHBA-së ka sqaruar sot se qasja e saj nuk lidhet me konkurrencën që vjen nga Kina, por me çështje të sigurisë që janë mjaft të rëndësishme dhe mjaft të mprehta.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë