Politike

Huawei: S’kemi nevojë për SHBA

"Huawei Technologies Co. mund të mbijetojë pa SHBA-të", ka thënë Shefi Ekzekutiv Ren Zhengfei, duke e hedhur poshtë fushatën e Uashingtonit kundër kompanisë.

Gjigandi kinez nuk ka marrë ende një shprehje interesi nga kompanitë e SHBA-së për të blerë pronësinë intelektuale për teknologjinë e tij 5G y—një marrëveshje u mendua se do të arrihej në fillim të këtij viti pas shumë vitesh që qëndronte e bllokuar në SHBA—por propozimi mbetet në tavolinë, shtoi ai.

Në një intervistë për The Wall Street Journal, themeluesi 75 vjeçar i Huaëei është shprehur me një ton sfidues për levzijet e fundit të administratës Trump kundër kompanisë sës tij, teksa në të njëjtën kohë vlerësoi shpirtin sipërmarrës së SHBA-ve.

“Ne mund të mbijetojmë shumë mirë edhe pa SHBA-të,” tha Z. Ren.

“Bisedimet tregtare Kinë- SHBA janë diçka që nuk më shqetësojnë.”
Z. Ren u shpreh se Huawei nuk është një faktor në luftën tregtare sepse “ne nuk kemi ndonjë biznes të lidhur me SHBA-të.” Ai tha gjithashtu “nuk ka patur asnjë përplasje me SHBA-të”- duke shtuar se do të mirëpriste një vizitë nga zoti Trump tani ose pasi presidenti të largohej nga detyra.

“Do ti uroja një mirëseardhje të ngrohtë,” tha Z. Ren.

Në muajin Maj SHBA-të e shtuan kompaninë Huawei tek “lista e njësive” e Departamentit të Tregtisë duke parandaluar shumë furnitorët amerikanë të bëjnë biznes me kompaninë Shenzhen. Huaëei, prodhuesi më i madh në botë i paisjeve të rrjeteve të telekomunikacionit dhe numri dy për shitjen e telefonave celularë, është shfaqur gjithashtu si një çështje qendrore në luftën tregtare, dhe Pekini ka insistuar që kjo çështje është kusht për çdo marrëveshje.

Huawei, i cili vitin e kaluar bleu 11 mld dollarë teknologji nga furnitorët amerikanë—përfshirë softuere nga Alphabet Inc. dhe Microsoft Corp , dhe chips (transmetues komunikimi) nga një grup prodhuesish për të cilën po punon ti prodhojë vetë duke kërkuar burime rezervë.

Drejtuesit e Huawei thonë se kompania po ndërton të gjithë portofolin e saj të produkteve të rrjetit 5G pa asnjë teknologji amerikane, në një kapëse prej 5,000 stacionesh bazë në muaj.

"Ne nuk presim që SHBA-të të heqin Huaëei nga “lista e entiteteve –e zezë," tha z. Ren. "Ato gjithashtu mund të na mbajnë përgjithmonë atje, sepse ne do të jemi mirë pa to."
Drejtuesit e Huawei thonë se kompania është duke blerë ende paisje nga kompanitë amerikane. Disa produkte të prodhuara nga ndërmarrjet amerikane, për shembull, në përgjithësi nuk u nënshtrohen kufizimeve të SHBA-ve, thanë ekspertët ligjorë. Kjo ka lejuar disa kompani amerikane, përfshirë prodhuesit e çipave Intel Corp. dhe Qualcomm Inc., të rifillojnë shitjet në Huaëei.

Will Zhang, presidenti për strategjinë e korporatës Huaëei, tha në një intervistë se blerja e teknologjisë amerikane është në 70% deri në 80% të nivelit të saj të mëparshëm.
Lista e zezë ishte një nga veprimet e shumta anti-Huawei vitin e Shkuar nga Uashingtoni, i cili e konsideron kompaninë si një kërcënim për sigurinë.

Zyrtarët amerikanë kanë bërë presion ndaj aleatëve për të mbajtur Huaëei jashtë rrjeteve të tyre 5G, dhe dhjetorin e kaluar në Vancouver, autoritetet kanadeze arrestuan vajzën e Z. Ren, Meng Wanzhou, e cila është gjithashtu CFO i Huawei.

Huawei megjithatë vazhdon të fitojë kontrata 5G në të gjithë botën, ndërsa shitjet e tij të smartphone-ve po lulëzojnë - veçanërisht në Kinë - përkundër pasigurisë për qasjen e saj të vazhdueshme në sistemin operativ Android të Google. Z. Ren fillimisht parashikoi një goditje në të ardhurat prej 30 miliardë dollarësh nga lista e zezë këtë vit dhe dhe tjetrin, por kompania ka thënë se të ardhurat për nëntë muajt e parë të vitit ishin rritur 24%.

Z. Ren fillimisht ofroi 5G SHBA –ve në fillim të këtij viti, si një mënyrë për ta ndihmuar kërkimin dhe zhvillimin, për të cilin Huaëei buxhetoi rreth 14.5 miliardë dollarë vitin e kaluar. SHBA-të nuk kanë ndonjë shitës të madh të pajisjeve të rrjetit celular në vetvete. Rivalët kryesorë të Huawei në atë sektor janë Ericsson AB i Suedisë dhe Nokia Corp i Finlandës.

"Ne jemi plotësisht të sinqertë në ofertën tonë për të licencuar teknologjinë tonë 5G në SHBA," tha z. Ren.

SHBA-të mbrojnë veprimet e saj kundër Huaëei duke përmendur shqetësimet se Pekini mund të përdorë pajisjet e tij për spiunim. Ato thonë gjithashtu se Huawei do të ishte ligjërisht i detyruar të respektojë kërkesat për të dhënat e klientëve nga Pekini.
Z. Ren ka mohuar vazhdimisht spiunazhin ndaj klientëve për çdo qeveri dhe ka thënë se ai do të refuzojë çdo kërkesë të tillë nga Pekini.

I pyetur nëse Huawei ishte i sigurt se asnjë prej afro 200,000 punonjësve të tij në të gjithë botën nuk përfshihen në spiunazh në emër të një qeverie, z. Ren tregoi udhëzimet e kompanisë për pajtueshmërinë.

"Ne nuk lejojmë shkelje," tha ai. "Nëse do të kishte ndonjë punonjës që bënte një gjë të tillë, ata do të ndëshkoheshin rëndë."
Ai këmbëngulur se Huawei nuk ka qasje në të dhënat që rrjedhin përmes rrjeteve.
"Ashtu si prodhuesit e automjeteve, ne shesim vetëm pajisje," tha ai, duke shtuar, "Transportuesit ndërtojnë tubacione dhe sigurojnë rrjedhën e informacionit përmes tubave, ndërsa prodhojmë fletët e hekurta në krye të tubave. ”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë